Ambasadorja shqiptare në Uashington, Floreta Faber ka dhënë informacione për procedurat që duhet të ndjekin të gjithë shqiptarët që do të riatdhesohen nesër nga SHBA.
“Qytetarët shqiptarë që kanë udhëtuar drejt SHBA-së me viza turistike do të pajisen me një vizë (falas) 24-orëshe tranziti në aeroport. Qytetarët që janë të pajisur me green card ose pasaportë amerikane (por që janë shtetas shqiptarë), dalin nga aeroporti me atë document.
Sapo të dalin nga kontrolli i dokumentave, pasagjerët duhet të marrin bagazhet dhe të drejtohen menjëherë drejt autobuzave që do mundësojnë transportin nga Aeroporti Heathroë drejt Aeroporti Luton nga ku do jete fluturimi tjeter. Fluturimi tjetër drejt Tiranës, mundësohet përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) që niset nga Londra/Aeroporti Luton dhe mbërrin në Tiranë po më datën 7 maj në darkë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Në njoftimin e ambasadës shkruhet se nisja do të bëhet nesër, pas dreke, për të mbërritur në Evropë mëngjesin e 7 majit. Fluturimi tjetër drejt Tiranës, mundësohet përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) që niset nga Londra/Aeroporti Luton dhe mbërrin në Tiranë po më datën 7 maj në darkë.
Sakaq ambasadorja thotë se ka pasur një fluks të lartë për fluturime drejt Shqipërisë. “Duke marrë shkas nga kërkesat e larta për fluturime drejt Shqipërisë dhe duke kuptuar që mundësitë për udhëtime drejt Shqipërisë janë gjithnjë e më të pakta, si edhe për ta bërë të mundur procesin e riatdhesimit që ka marrë përsipër Qeveria Shqiptare, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, kanë bërë të mundur ofrimin e këtij udhëtimi përmes një operatori dhe në një paketë të vetme”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Nisja me datën 6 maj pasdreke nga Aeroporti JFK, nëpërmjet kompanisë British Airëays (fluturim komercial) që mbërrin në Londër në Aeroportin Heathroë më datë 7 maj. Qytetarët shqiptarë që kanë udhëtuar drejt SHBA-së me viza turistike do të pajisen me një vizë (falas) 24-orëshe tranziti në aeroport. Qytetarët që janë të pajisur me green card ose pasaportë amerikane (por që janë shtetas shqiptarë), dalin nga aeroporti me atë document. Sapo të dalin nga kontrolli i dokumentave, pasagjerët duhet të marrin bagazhet dhe të drejtohen menjëherë drejt autobuzave që do mundësojnë transportin nga Aeroporti Heathroë drejt Aeroporti Luton nga ku do jete fluturimi tjeter. Fluturimi tjetër drejt Tiranës, mundësohet përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) që niset nga Londra/Aeroporti Luton dhe mbërrin në Tiranë po më datën 7 maj në darkë.
Duke marrë shkas nga kërkesat e larta për fluturime drejt Shqipërisë dhe duke kuptuar që mundësitë për udhëtime drejt Shqipërisë janë gjithnjë e më të pakta, si edhe për ta bërë të mundur procesin e riatdhesimit që ka marrë përsipër Qeveria Shqiptare, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, kanë bërë të mundur ofrimin e këtij udhëtimi përmes një operatori dhe në një paketë të vetme. Kjo paketë do të përfshijë udhëtimin nga Nju Jorku drejt Londrës dhe pasaj drejt Shqipërisë, si dhe transportin me autobuz ndërmjet dy aeroporteve gjatë tranzitit në Londër. Në momentin e rezervimit të biletës, do të deklaroni dhe qytetin ku jetoni në Shqipëri, për udhëzime të mëtejshme që lidhen me procesin e karantinimit (brenda shtëpive tuaja ose sipas udhëzimit përkatës).
Shumë nga ju do duhet të kenë nëvojë që të presin dhe biletat e brendshme në USA për të arritur në aeroportin JFK në kohën e duhur.
Për të mundësuar këtë fluturim, ju drejtohemi të gjithe qytetarëve, veçanërisht aty që kanë vendosur emrin në listë pritje të drejtohen tek:
Email : info@globustravelusa.com
Mob : ( 551 ) 265 6279
Mob : ( 914 ) 400-9602
Numri i vendeve është i limituar, përparësi kanë studentët dhe të moshuarit që nuk kanë arritur të marrin kujdesin shëndetësor dhe ilaçet gjatë qëndrimit në SHBA.
Kjo është mundësia e fundit për riatdhesime të organizuara.
Ju urojmë udhëtim të mbarë!
Floreta Luli-Faber