Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas heqjes së masës kufizuese të ndalimit të fluturimeve me Britaninë e Madhe, nesër rifillojnë fluturimet.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, njoftoi se nesër pritet fluturimi i parë dhe ka sjellë në vëmendje të pasagjerëve hapat që duhet të kenë parasysh përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqesin bashkë me pranimin e biletës në aeroport.

Kështu, sipas TIA-s, kërkohet me rigorozitet: të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore, tamponi PCR i 72 orëve të fundit, vërtetimi se e keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 pasi të keni mbërritur në Angli.

“Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar”, njoftoi TIA.

“Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri”, njofton TIA.

Share This Article