Nesër rihapet kufiri Kosovë -Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga 1 qershori 2020 Kosova rihapë kufirin me Shqipërinë. Vendimi është marrë nga qeveria në detyrë.

Ministri i Shëndetësisë në detyrë Arben Vitia tha sot se nga nesër do të hapen kufijtë tokësorë.

“Nesër hapen kufijtë tokësorë por jo të gjithë. Pikat kufitare që do të hapen nesër janë pikat kufitare në Merdare, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Jarinjë”, tha Vitia në një konferencë për media.

Vendimi për mbylljen e pikave kufitare me Shqipërinë ishte marrë nga autoritetet e Kosovës më 13 mars të këtij viti në kuadër të masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

Vendim për mbylljen e përkohshme të kufirit me Kosovën kishte marrë edhe Shqipëria po në mars. Edhe autoritetet në Shqipëri kanë vendosur që kufiri me Kosovën të hapet me 1 qershor.

Share This Article