Nesër Shqipëria firmos me SHBA-në financimin e ndërtimit të HEC-it të Skavicës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojnë ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Abdullah Hoti në Tiranë.

Hidrocentrali i Skavicës, pjesë e kaskadës së Drinit, është konsideruar vepër strategjike për pavarësinë energjetike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit.

“Me SHBA nesër firmosim një marrëveshje për Skavicën. HEC-i i Skavicës do të financohet nga SHBA. Ky është një gjest fantastik i vullnetit të SHBA për t’i shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë për çka Shqipëria ka bërë e çka ne kemi bërë në qeverisjen e vendit në këtë periudhë, për të gjitha ato çështje që shprehen në letrën e Presidentit, por jo vetëm”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se falë kësaj mbështetjeje do të mund të realizojmë një vepër të shumë ëndërruar që në vitet e vjetra, siç është Skavica me ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA.

Nga ana tjetër, vuri në dukje ai, është e qartë qe me SHBA do të bëjmë gjëra të tjera në vijim, si rezultat i forcimit më shumë se kurrë i marrëdhënies së drejtpërdrejt mes shtetit shqiptar e qeverisë së sotme dhe qeverisë së tyre.

Sfida jonë e përbashkët është reforma e integrimit të sistemit elektroenergjitik deri në administrim të përbashkët.

“Diversifikimi i burimeve në një treg të integruar bashkërisht është potencial i madh. Ne kemi burime hidrike me shumë termike dhe kombinimi i ti dyjave do të ishte një histori suksesi e përbashkët.

Sipas kryeministrit, SHBA-s kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respiratorë, pjesën e luanit t’ia japin Shqipërisë./ATSH/

Share This Article