Nesër vazhdon mësimi, ministrja Shahini: Ora e parë do nisë me një video informuese

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas pezullimit të mësimit në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, të nesërmen procesi mësimor do të vazhdojë normalisht.

Në një deklaratë për shtyp, ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se të martën, në orën e parë nxënësve do t’u prezantohet një video informuese përsa u përket tërmeteve.

“Bëj me dije se dita e sotme e pushimit për nxënësit e zonave në fjalë, do të zëvendësohet në të ardhmen me një ditë tjetër. Për datën se kur do të bëhet zëvendësimi, vendosin zyrat arsimore në vijim”, u shpreh ajo.

Më tej vijoi:

“E deklarova edhe dje, mësimi rifillon nesër me shfaqjen e një videoje informuese të ndërtuar nga “Save the Children” në lidhje me masat që duhen ndërmarrë në rast tërmeti. Është video e animuar me disa personazhe fëmijë që kujdesen për veten në rast tërmeti. Katër gjërat kryesore që i mësojmë nga kjo video:

1. gjatë lëkundjeve NUK duhet vrapuar jashtë godinës, por duhet gjeturnjë vend i sigurtë brenda dhomës (p.sh nën tavolinë) për të qëndruar deri sa të kalojë lëkundja;

2. pasi pushon lëkundja, duhet të siguroheni që jeni mbathur më këpucë që mbulojnë këmbën (të parandalojmë lëndime në këmbë në rast se ka xhama të thyer);

3. duhet mbuluar koka me një jastëk apo libër dhe ngadalë duhet dalë nga ndërtesa – pa vrapuar dhe duke ruajtur qetësinë;

4. në rrugë, nuk duhet të qëndrohet nën dritaret e shtëpive, sepse mund të bjerë diçka nga lart.

Video informuese do të shpërndahet që në orën e parë të mësimit dhe do të diskutohet në lidhje me këto masa”, tha Shahini.

Share This Article