Diplomati Agim Nesho ka folur për situatën e krijuar nga shoqërimet për në Hagë të ish-derjtuesve të UÇK.
Nesho fajësoi politikanët kosovarë, pasi sipas tij ata kanë rënë pre e presioneve të politikave të jashtme, situatë që u shfrytëzua prej tyre.
Deklarata e Neshos:
Biden theksoi në Twitter “Trajtojeni Kosovën si një shtet Sovran”. Nga rreziku i propagandës, shërbimit të politikave dhe të vetëofrimit të liderave ballkanik për sukses në politika të jashtme.
Politika e Bidenit që është një nga personalitetet kryesore të politikës së jashtme amerikane, një njeri që ka marrë pjesë direkt në konsesusin të Washingtonit për një politikë konsensuale për zgjidhjen e çështjes shqiptare kombëtare në Kosovë, një përkrahës i vazhdueshëm i çështjes shqiptare.
Gjatë këtyre viteve që kanë ndodhur ndryshimet, Kosova në pamundësi për të bërë një politikë aktive, u fut në disa skena të ofruar nga Vuçiç dhe ata që e përkrahin rritjen e influencës serbe në Ballkan, siç është Rusia, për t’i ofruar Wshingtonit një zgjidhje të re. Washingtoni, në ndryshim nga administrata Biden që është marrë dhe më parë, ishte një vëmendje e momentit.
Liderat kosovarë ranë pre e presioneve të diplomatëve të caktuar si Grener, që bënë presion për të hequr forcat ushtarake, pranimin pa kushte të hiqet reciprociteti me Serbinë, që e ulte nivelin e sovranitetit të një vendi. Këto u shfrytëzuan dhe krijuan një situatë të tillë që u reflektua në rënien e një qeverie, siç ishte ajo e Kurtit, një qeveri me legjitimitet të plotë dhe me një votë masive nga elektorati kosovar.