Nesturi: Në përgjimet e “Sky ECC” edhe emra nga media e drejtues portalesh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Analisti Plator Nesturi, bëri të ditur se do të ketë më shumë surpriza në ditët në vijim, nga ajo çfarë është zbërthyer deri tani nga “Sky ECC”, ku, sipas tij,  përflitet edhe për personazhe të botës së politikës, por edhe të medias, madje edhe drejtues portalesh.

“Çështja e hetimit, për sa ka dalë deri tani në media, duket se është diçka që përfshin një rreth pak të ngushtë. Shihet qartë se këta personazhe janë ndërthurur dhe me botën perëndimore të krimit. Një prokurori i duhet një kohë pak e gjatë, pasi mjaft mesazhe janë dhe në gjuhë të huaja. Në po merremi me këtë aspekt, pasi për personat që janë në polici, por që rezultojnë të përfshirë në krim, ka më shumë interes. Nuk mund të presim shpejt rezultate. Do të kemi besoj edhe supriza të tjera. Rezultojnë nga sa flitet dhe persona të tjerë të përfshirë, si nga politika ashtu edhe nga media. Flitet dhe për drejtues portalesh.”, tha Nesturi.

Share This Article