Gazeta Haaretz shkruajti se Netanyahu e fshiu postimin sepse ai e quajti EBA-në “demokraci e avancuar”, përkundër faktit se vendi ka sistem monarkik
Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka fshirë menjëherë pas publikimit një video-mesazh të tij në Twitter, në të cilin i ka përshkruar Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të qeverisura me sistemin monarkik si “demokraci e avancuar”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për kanalin Sky News Arabia, Netanyahu komentoi marrëveshjen e arritur midis Izraelit dhe EBA-së për normalizimin e marrëdhënieve.
I pyetur se çfarë kontributi do të ketë marrëveshja në paqen rajonale, Netanyahu tha: “Marrëveshja do të lidh Izraelin dhe EBA-në. Të dy (Izraeli dhe EBA) kanë demokraci të zhvilluar dhe shoqëritë e të dyja vendeve janë të zhvilluara”.
Netanyahu fshiu videon e intervistës së tij në anglishte me titra në hebraishte menjëherë pasi e shpërndau atë në llogarinë e tij në Twitter.
Gazeta Haaretz shkruajti se Netanyahu e fshiu postimin sepse ai e quajti EBA-në “demokraci e avancuar”, përkundër faktit se vendi ka sistem monarkik.
Sipas raporteve nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe Parlamenti Evropian, EBA është ka dështuar në këtë fushë për shkak të politikës së saj shtypëse ndaj lirisë së shprehjes dhe personave që kërkojnë reforma demokratike.
Sipas një raporti të organizatës për të drejtat e njeriut Freedom House, EBA gjendet në mesin e vendeve jo të lira, duke u renditur në vendin e 17-të midis 100 vendeve në këtë drejtim.