Kryeministri Benjamin Netanyahu të enjten njoftoi se autoritetet do të fillojnë të marrin masa ligjore kundër izraelitëve që largohen nga shtëpitë e tyre duke shkelur direktivat e rrepta të Ministrisë së Shëndetësisë që synojnë kontrollimin e koronavirusit.
“Dje ju kërkova të dëgjoni udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të qëndroni në shtëpi,” tha Netanyahu në një deklaratë televizive nga zyra e tij. “Qeveria do të aprovojë urdhrat e urgjencës sonte për të kufizuar lëvizjen.”