Netanyahu ngarkohet me krijimin e qeverisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Benjamin Netanyahu u ngarkua sot me formimin e qeverisë së re izraelite, që do të nisë punën e saj nën iniciativën amerikane për të rregulluar konfliktin me palestinezët.

Një javë pas zgjedhjeve legjislative të parakohshme, Rivlin i dorëzoi Netanyahut një letër të emërimit të tij për të krijuar një koalicion qeverisës, gjatë një ceremonie të transmetuar në televizion.

“Kjo është hera e pestë që zgjidhem me ngarkimin e krijimit të një qeverie të Izraelit. Nuk ka privilegj më të rëndësishëm në jetën demokratike”, tha Netanyahu.

Ky i fundit ka deri në 28 ditë kohë që të arrijë me partnerët një marrëveshje për qeverisje. Ky afat mund të zgjatet maksimumi me 14 ditë. 

Share This Article