Netanyahu paralajmëroi se sulmet do vijojnë, kreu i Hamasit: Palestinezët nuk do të largohen nga Gaza!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëheqësi i Hamasit ka deklaruar  se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza apo Bregu Perëndimor dhe të evakuohen në Egjipt.

Ismail Haniyeh, i cili drejton organizatën militante islamike palestineze, i bëri komentet gjatë një fjalimi televiziv.

Në një pjesë të fjalimit duke iu drejtuar Egjiptit, ai tha: “Vendimi ynë është të qëndrojmë në tokën tonë”.

Kujtojmë se kryeministri izraelit, Netanyahu ka paralajmëruar se sulmet në Gaza do të vijojnë në përgjigje të agresionit të 7 tetorit nga militantët e Hamasit.

Share This Article