Netanyahu: Përshëndes marrëveshjen me Kosovën, shtetin e parë mysliman që do të hapë ambasadë në Jerusalem

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, përmes një mesazhi në Twitter, ka thënë se mirëpret marrëveshjen me Kosovën, si shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jerusalem.

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se e mirëpret marrëveshjen me Kosovën për të qenë shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jerusalem, por duke mos përmendur asgjë më shumë rreth njohjes së pavarësisë apo notën verbale përmes të cilës një shtet pranon shtetin tjetër si të pavarur.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia do të jetë shteti i parë që hap një ambasadë në Jeruzalem, pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Unë e mirëpres marrëveshjen me Kosovën për të qenë shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jeruzalem. Serbia do të jetë vendi i parë që hap një ambasadë në Jerusalem – pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe”, ka thënë Benjamin Netanyahu.

Share This Article