Netanyahu takohet me dhëndrin e Trump, Jared Kushner për situatën në Gaza

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është takuar në Jerusalem me të dërguarin special dhe dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, për të diskutuar zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës, bëri të ditur të hënën një zëdhënës i qeverisë izraelite.

Sipas njoftimit, në qendër të bisedimeve ishte çështja e rreth 200 militantëve të Hamasit të bllokuar në tunelet në anën izraelite të Vijës së Verdhë në Gazë.

Dy zyrtarët diskutuan gjithashtu çarmatosjen e Hamasit, demilitarizimin e Gazës dhe mënyrat për të siguruar që grupi militant të mos ketë më rol në administrimin e territorit.

“Çdo vendim në lidhje me 200 terroristët e bllokuar në Rafah do të merret në koordinim me administratën Trump,” deklaroi një zëdhënës i Netanyahut.

Kushner mbërriti në Izrael të dielën për bisedime mbi zbatimin e planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Gaza, sipas burimeve diplomatike. Pritet që në takime t’i bashkohet edhe i dërguari tjetër amerikan, Steve Witkoff.

Share This Article