• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
nëtari i “Europa Nostra”: Shembja e Teatrit krim, u krye kundër interesave të njerëzve

nëtari i “Europa Nostra”: Shembja e Teatrit krim, u krye kundër interesave të njerëzve

by albnews
20 May, 2020
in Albania
0
1
VIEWS

Europa Nostra e ka dënuar ashpër shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempora” në RTV Ora, profesor Paolo Vitti, pjesëtar i Europa Nostra e konsideron shembjen si një akt krimi.

Profesor Paolo Vitti tha të gjitha arsyetimet e tij se përse Teatri Kombëtar nuk duhej shembur, duke u ndalur tek vlerat kulturore që mbartte.

Profesor Vitti shpjegoi simbolikën e shembjes, ndërsa tha se u krye kundër interesave të kolektivitetit.

Intervista e Profesor Paolo Vitti për emisionin “Tempora”

Alba Kepi: Europa Nostra vetëm pak çaste pas shembjes se Teatrit postoi në twitter fjalët, “Sot është një ditë e trishtë në Shqipëri, Një ditë e trishtë për demokracinë, për ligjshmërinë, për Europën e Shqipërinë.” Pse pikërisht këto fjalë?

Profesor Paolo Vitti: Çështja e vlerave kulturore që janë në bazë të shoqërisë tonë, është thelbësore. Ne ekzistojmë sepse ekziston një e kaluar. Nëse eliminojmë të shkuarën nuk jemi asgjë. Ajo çka Europa Nostra konstatoi është se shembja e Teatrit e mënyra si u krye janë kundër interesave të kolektivitetit. E ky është kuptimi i këtij postimi në Twitter, pasi demokracia do të thotë të njohësh rolin e të gjithëve.

Alba Kepi: Një nga “fajet” e nënvizuara shpesh, nga ata që insistonin të shembnin këtë godinë ishte se kjo ndërtesë ishte pjesë e arkitekturës fashiste. A është ky motiv për shkas?

Profesor Paolo Vitti: Duhet një perspektivë historike për të gjykuar vlerën e një ndërtese. Është e qartë që momente të arkitekturës të lidhura me autoritarizmin kanë një memorie të fortë e negative brenda një populli që ka vuajtur diktaturën. Por me kohë ndërtesat çlirohen nga pesha e së shkuarës e marrin rëndësinë e asaj që vlejnë. Duhet të kujtoj këtu kohën kur Ahmet Zogu vendosi të shndërrojë Tiranën në një qytet evropian dhe që në atë kohë ishte qyteti me pak histori, por me një pozicion të jashtëzakonshëm gjeografik. Tirana kishte vetëm një xhami, një kullë sahati, një pazar e një fshat e që me planin e arkitektëve italianë fillimisht të Brazinit që konceptoi Tiranën në një linjë boshti si ajo e qyteteve romane e më pas me arkitektin Florestano di Fausto, i cili gjeti mënyrën të lidhë qytetin e ri me qytetin e vjetër e që shtrihet nga sheshi “Skëndërbej” deri në sheshin “Nënë Tereza”. I dha kështu një imazh të ri Tiranës ku Teatri Kombëtar përfshihej harmonikisht në këtë impiant urban me ndërtesa të mëdha e që të gjitha bashkë përbëjnë një vlerë historike. 

Prandaj është e gabuar të bësh një vertikalizim urban të kësaj zone të Tiranës, ku fare mirë mund të bëhet në zona të tjera të qytetit. Një vertikalizim i tillë ndryshon plotësisht këtë tërësi arkitekturore që lindi me një raport të caktuar urban. Vlera e tyre është e barabartë me atë të qyteteve të epokës së Rilindjes.

E pra vlera historike e godinës së Teatrit nuk është vetëm asaj çka përmban vetëm kjo ndërtesë, por është dhe në kontekstin e plotë që përmban kjo arkitekturë e Tiranës. Kjo ndërtesë kishte dhe një vlerë ndërtuese të saj pasi ishte realizuar nga një shoqëri italiane që përdori elementë inovativ e teknologjik për kohën. Pra kishte një sistem ndërtimi unik. Kjo godinë ishte e para në arkitekturën e Tiranës që sillte një gjuhë racionalizmi futurist. Më ka lënë një impresion të fortë, shumë të fortë madje, mënyra se si u shemb ndërtesa. Nëse e shihni me kujdes gjëja e parë që u godit, akti i parë i shembjes ishte goditja e imazhit të kullës. U shemb një nga dy kullat e fasadës së godinës për të thënë; “Unë sulmoj!” . Unë mendoj se është e rëndësishme të them se është e njëjta gjë me atë që bëhet qëllimisht për të shkatërruar pasurinë kulturore pasi përfaqësojnë për ta diçka që duhet eliminuar. Pra pas goditjes së parë të godinës, pas shembjes së kullës, pas imazhit shokues të kullës që shembej është simboli i asaj që dëshironin të bënin. Pra për të thënë se do ju shemb pikërisht këtë. 

Në vlerën e godinës dua të shtoj e jo si gjë të fundit, atë çka aktivistët në mbrojtje të këtij teatri bënë e krijuan në këto dy vite duke përfshirë dhe Europa Nostra. Nuk e bënë për interesat e tyre e bënë sepse besuan në vlerat e kulturës e krijuan një lëvizje kulturore. Por dhe kjo ishte për ata që e shembën jo komode, e frut i aksioneve të tyre.

Alba Kepi: Pra politika dikton sot dhe mënyrën se si duhet të jetë kultura?

Profesor Paolo Vitti:  Kultura bazohet në atë ç’ka duan të ofrojnë. Ne, Europa Nostra por dhe ekspertë të ndryshëm themi se ky teatër kishte vlera objektive, univesalisht të njohura por që Ministria e Kulturës dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës thonin se ishte një shpifësirë. Ne nuk arritëm të kishim një konfront debati që duhej të kishte për të renditur vlerat që kjo ndërtesë kishte . E pra një botë politike që nuk i hapet dialogut e bën se ka frikë. Të shembësh godina të ndërtimeve historike të kryera me tulla të papërpunuara e teknika tradicionale është një krim në vetvete në një moment kur e gjitha bota pyet se çfarë do të ndodh kur temperatura globale do të rritet me 0.5 grade.  E pra konkretisht kemi një hap drejt betonimit dhe është një çmenduri e vërtetë.

Alba Kepi: Një reflektim ambiental që se kishim menduar e ju falënderoj profesor. Pra një nga rrugëzgjidhjet mund ishte dhe përfshirja e godinës së vjetër të teatrit në projektin e ri?

Profesor Paolo Vitti: Sigurisht Tirana ka nevojë për një teatër të ri. Por ka nevojë për një teatër që përfaqëson një sinjal të qartë në respekt të njohjes së të shkuarës. Shkalla e projektimit të këtij teatri të ri është e gabuar. Përse ky teatër është kaq i madh? Pasi brenda tij do të ketë dyqane, zyra, etj. Shteti duhet të investoj tek kultura jo për të nxjerrë përfitim. Nëse humbim konceptim kryesor që shteti nuk kujdeset për kulturën, atëherë po humbim një hallkë themelore.

Alba Kepi: E thënë me fjalë të varfra perceptimi që kemi pas shembjes së këtij teatri është se edhe pse rezistenca qe e fortë nuk qe e mjaftueshme apo aq e fortë sa për të ndaluar këtë akt. Si ekspert e aktivist në mbrojte të pasurive kulturore e çfarë na duhet për t’u sensibilizuar më shumë?


Profesor Paolo Vitti: Sa më shumë njerëzit janë injorant aq më e lehtë është loja, jetojmë sot në fazën më kritike të thjeshtëzimit të gjërave, përdorim mediat e marrim informacione si pilula e kjo ka varfëruar shumë kulturën e njerëzve. Duhet një investim i fortë tek kultura. Sa më shumë investim të ketë, aq më shumë njerëzit i njohin vlerat. E ky vendim i përket atij që drejton e qeveris një vend drejt së ardhmes.

Alba Kepi: E keni denoncuar çka po ndodhte me Teatrin dhe në Institucionet europiane?


Profesor Paolo Vitti: Ne kemi përdorur të gjithë rrjetin tonë, së bashku me Presidenten e Europa Nostrës i kemi shkruar si institucioneve europaine dhe autoriteteve shqiptarë e Komsionerja Evropiane përcolli të njëjtin mesazh dialogun. Kur kam takuar ministren e Kulturës Kumbaro dy vite më parë gjatë një misioni të studimit të kishave post bizantine në Voskopojë e Vithkuq, pas përfundimit të mbledhjes perceptuam se ministrja shqetësohej se ne Europa Nostra guxonim të dyshonim se Shqipëria nuk po bënte sa duhej në mbrojtje të objekteve të kulturës. Në atë moment, pra pas mbledhjes unë u përpoqa të flas me ministren për godinën e teatrit, por ajo mu përgjigj thatë se kjo temë nuk ishte në rend të ditës të takimit të asaj dite.

Alba Kepi: Shpresoj që dhe pas këtij episodi e të atij të pak orëve më parë Europa Nostra do të vazhdojë të mbështes qytetarët shqiptarë që janë në mbrojtje të asaj çka është vlerë e historisë së tyre kulturore?

Profesor Paolo Vitti: Mesazhi im për ta është se bëtë diçka të jashtëzakonshme dhe ne Europa Eostra ju kemi admiruar, kemi një keqardhje të thellë për atë çka ndodhi, por jemi të sigurt se ajo çka ju keni mësuar në këtë moment si shqiptarë për Shqipërinë janë vlera shumë të rëndësishme, janë vlera të kulturës dhe të faktit se së bashku mund të arrijmë shumë gjëra.

Previous Post

Zyrtari i OBSH-së: Covid-19 do të jetë kërcënim i vazhdueshëm

Next Post

Rreth 92-mijë viktima dhe 1.5 milionë të infektuar nga Covid-19 në SHBA

albnews

albnews

Related Posts

TKURRET SHQIPËRIA! INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë
Albania

TKURRET SHQIPËRIA! INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë

16 May, 2025
Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë
Albania

Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë

16 May, 2025
Eurovision 2025 në prag finale: Shqipëria e mbyll spektaklin, Norvegjia e hap
Albania

Eurovision 2025 në prag finale: Shqipëria e mbyll spektaklin, Norvegjia e hap

16 May, 2025
Next Post
SHBA, bilanci i viktimave nga Covid-19 në rënie

Rreth 92-mijë viktima dhe 1.5 milionë të infektuar nga Covid-19 në SHBA

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Britania dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje për partneritet strategjik

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4709 shares
    Share 1884 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM