Karantina është stresuese dhe e mërzitshme, por ka një gjë që mund ta përmirësojë atë: Netflix.
Pavarësisht ankesave që mund të kemi se nuk mundemi të dalim më si më parë, duhet ta pranojmë se secili prej nesh e ka ëndërruar një kohë ku nuk ke pse të shkosh në shkollë dhe mund të punosh nga shtëpia.
Kjo është koha perfekte për pak relaks dhe nuk ka gjë më qetësuese sesa të zhytesh në Netflix.
Ja cilat seri të shihni për të marrë më të mirën nga koha e karantinës:
1.Lucifer
Deri më tani ka 4 sezone, të mbushura me pasionin e demonit seksi Lucifer, teksa ai mundohet të përshtatet në tokë. Arsye shtesë: kur të keni mbaruar karantinën me shumë mundësi do të ketë dalë dhe sezoni i pestë, kështu që tani është koha perfekte për ta nisur këtë serial argëtues.
2.Elite
Cili është ai person që nuk dashuron Spanjën, spanjishten apo spanjollët? Elite u mundëson fansave të kulturës latine një përfaqësim shumë modern dhe argëtues, të mbushur me funde të papritura. Arsye shtesë: sapo ka dalë sezoni i tretë, kështu që do të keni mundësinë të ndani reagimet tuaja me fansat e tjerë të serialit.
3.Dark
Pë rata që po kërkojnë për një shkak të pandemisë së koronavirusit në teoritë e konspiracionit, ky serial futurist është i duhuri. Aty do të mësoni se sa lehtë mund të manipulohen faktet dhe sa e vështirë është të zbulosh të vërtetën. Koha është vetëm një object për personazhet e këtij seriali, i cili bën një parashikim të frikshëm për fundin e botës…
4.Sense 8
Nëse ndiheni se karantina ju ka larguar nga miqtë tuaj dhe ju ka bërë të vetmuar, ky është seriali ideal për ju. Në të, personazhe nga cepa të ndryshëm të botës, km të tëra larg njër-tjetrit, mund të shohin dhe përjetojnë gjithçka të tjetrit. Kjo lidhje e veçantë e tyre do t’ju afrojë dhe ju virtualisht me ta.
© SYRI.net