Netflix sjell një version ndryshe të ‘La Casa de Papel’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Netflix do të sjellë një version të ri të “La Casa de Papel” (Money Heist), një prej serialeve hit të platformës.

Shfaqja spanjolle, produksioni i të cilës po merret me sezonin e katër, do të ketë një version korean. Si producent ekzekutiv i versionit korean do të shërbejë po Alex Pina, krijuesi i “La Casa de Papel”. Versioni i ri do të ketë si regjisor Kim-Hong-sun, i njohur për punën e tij me prodhimet e zhanrit fantazi dhe krim, ndërsa skenari do t’i besohet Ryu Yong-jae. “Krijuesit koreanë kanë zhvilluar gjuhën e tyre dhe kulturën audiovizive për vite me rradhë,” tha Pina. “Ata kanë arritur, si serialet tona, të tejkalojnë kufijtë kulturorë dhe të bëhen një pikë referimi për mijëra shikues në të gjithë botën, veçanërisht midis të rinjve. Prandaj më duket interesante që bota e ‘La Casa de Papel’ është aq tërheqëse për krijuesit koreanë sa të bëhet një përshtatje.”

Share This Article