“New York Times” kapërcen pragun e pesë milionë abonentëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“New York Times” kapërcen pragun e pesë milionë abonentëve, kryesisht për shkak të një përshpejtimi të mëtejshëm të portofolit të abonentëve të saj dixhitalë, njoftoi sot e përditshmja njujorkeze.

Gjatë vitit 2019,  grupi fitoi në internet më shumë se një milion abonentë, një rekord për “New York Times”, i cili e nisi ofertën e tij dixhitale me pagesë në vitin 2011.

Qëllimi i deklaruar i këtij grupi është të arrijë në dhjetë milionë abonentë në vitin 2025, nga të cilët dy milionë jashtë vendit.

“New York Times” njoftoi gjithashtu se kishte arritur, me një vit përpara planit të saj të biznesit, objektivin e 800 milionë dollarëve në të ardhura dixhitale, që korrespondon me një dyfishim në katër vjet (2015)./ATSH/

Share This Article