ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë 11 hours ago
U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun 11 hours ago
Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti 11 hours ago
FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas 14 hours ago
Tri palë zgjedhje brenda një viti 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

New York Times: Vuçiqi si Putini, të dy po luajnë me ‘narrativën e viktimës’

albnews by albnews
15 June, 2022
in Bota
0
New York Times: Vuçiqi si Putini, të dy po luajnë me ‘narrativën e viktimës’
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vitin e fundit, në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk kanë të ndalur trazirat politike, grindjet dhe akuzat.

Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, ka provokuar një breshëri kritikash perëndimore për vendimet e tij, për kundërshtimin e bashkëpunimit dhe për lidhjet e ngushta me liderin rus Vladimir Putin.

RelatedPosts

Plani i plotë i paqes prej 28 pikash i Trump për Rusinë dhe Ukrainën

Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

Europol: Krimi i organizuar po rekruton fëmijët përmes video lojërave

Si pasojë, prej disa kohësh dëgjohen paralajmërimet se Bosnja është “në prag të ndarjes” dhe se serbët janë ata që kërcënojnë paqen e brishtë, të ndikuar nga nacionalizmi etnik dhe historia e rreme e shekullit të 21-të.

Në këtë drejtim, mediumi prestigjioz amerikan “The New York Times” sjell një rrëfim përmes të cilit është munduar të paraqesë situatën në BeH, përcjell Telegrafi – ndër tjerash duke iu referuar edhe lidhjeve të Dodik me presidentin serb Aleksandar Vuçiq – dhe me Putinin.

Ndër pjesët më interesante të rrëfimit është ai ku përshkruhet se si presidenti Aleksandar Vuçiq ka mbështetur pretendimin se serbët janë keqtrajtuar në mënyrë të padrejtë si agresorë në luftën e Bosnjës, duke vlerësuar Sllobodan Millosheviçin – i dënuar në Hagë për krime kundër njerëzimit – si një “udhëheqës i madh serb” dhe shprehu keqardhjen që Serbia nuk mundi të zgjerohej më tej në të gjithë Ballkanin.

“Vuçiç, i cili u zgjodh për një mandat të dytë si president në prill, është një nga liderët e paktë evropianë që mban lidhje të ngushta me Vladimir Putinin, një marrëdhënie e forcuar nga besimi i tyre i përbashkët i krishterë ortodoks dhe këndvështrimi i tyre nacionalist”, shkruan NYT.

“Ata ndajnë gjithashtu një mbështetje në narrativën e viktimizimit. Putin, i cili e ka quajtur shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik ‘një katastrofë e madhe gjeopolitike e shekullit’, duke përmendur ‘një sërë kërcënimesh ekzistenciale – nazistët, NATO-n, vlerat e korruptuara perëndimore’ – për të justifikuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë”.

Dhe, si Vuçiq, vë në pah shkrimi i New York Times, ai ka ndjekur një strategji mohimi, duke fajësuar qeverinë ukrainase, për shembull, për mizoritë ruse në Ukrainë ose duke pretenduar se ato janë inskenuar nga figura anti-ruse.

“Putin dhe Vuçiq të dy mbështeten në bindjen se ata sundojnë mbi popuj të mëdhenj, të cilëve u janë grabitur kufijtë e tyre natyrorë dhe destinacionet e tyre heroike, qoftë nga ukrainas të ‘nazifikuar’, boshnjakët apo kabalët e udhëhequr nga Amerika dhe Evropa”.

Në Bosnje, kujton mediumi amerikan, gjërat arritën kulmin korrikun e kaluar, kur udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, në përgjigje të një ligji të ri që ndalon mohimin e gjenocidit në Bosnje, kufizoi ashpër pjesëmarrjen serbe në qeverinë boshnjake për gjashtë muaj.

“Dodik është një aleat i vendosur i Vuçiqit dhe Putinit dhe interesat e tij janë bërë gjithnjë e më shumë në një linjë me ato të Rusisë, e cila synon të bllokojë Bosnjën nga lëvizja drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe dëshiron të forcojë aleancën serbo-ruse. Ekziston frika se lufta në Ukrainë mund të krijojë një efekt përhapës, me Putinin që punon së bashku me Dodik për të ndarë vendin e brishtë”, ka shkruar NYT.

Në këtë kontekst, vjeshtën e kaluar, Christian Schmidt, administratori ndërkombëtar përgjegjës për mbikëqyrjen e marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund Luftës së Bosnjës më 1995, paraqiti një raport në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilin ai paralajmëroi: “Perspektivat e ndarjes dhe konfliktit të mëtejshëm janë shumë reale”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë

120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë

21 November, 2025
U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

21 November, 2025
Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

21 November, 2025
FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas

FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result