New York “vishet” kuq e zi, zhvillohet edicioni i 15-të i paradës së shqiptarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është mbajtur në New York parada më e rëndësishme e shqiptarëve që organizohet çdo vit në muajin Qershor. E kthyer në një traditë tashmë, mijëra shqiptarë të veshur kuqezi marshuan në rrugët e qytetit.

Ata kishin ardhur nga shumë shtete si New Jersey, Connecticut apo edhe nga Europa.

Parada nisi me policët shqiptarë. Shqiptarët mbanin pankarta nacionaliste, si për shembull “Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri”. Nuk munguan këngët dhe vallet duke sjellë një atmosferë elektrizuese.

“Është momenti i vetëm gjatë vitit kur qendra e New York pra një prej avenue-ve më të pasura të New York e gjitha ngjyroset në kuq e zi dhe është e mbushur me shqiptarë, me fotografi, me parulla si dhe përfaqësues të të gjitha shoqatave shqiptare në SHBA. Kjo që po shihni janë përfaqësimi i të gjitha shoqatave, secila prej tyre ka një makinë të sajën të mbushura me përfaqësues nga këto vende për të ecur”, tha Blendi Fevziu.

Parada u mbyll me parakalimin e makinave Retro. Kjo paradë i dedikohet lidhjes shqiptare të Prizrenit dhe është edicioni i 15 që organizohet në New York.

Share This Article