Newcastle për Champions/ Lista e dëshirave vlen 450 mln paund, e kryeson dyshja Neymar-Kane

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rikthimi në skenën e Champions League pas 20 viteve mungesë për Newcastle pritet të shoqërohet me një merkato intensive nga ana e sheikëve arabë që zotërojnë klubin nga Teesside.

Mediat angleze kanë publikuar një listë të futbollistëve me të cilët klubi bardhezi synon të nënshkruajë këtë verë dhe transferimi i tyre do t’i kushtojë 450 milionë paund.

Gazeta spanjolle ‘AS’ pretendon se skuadra e Eddie Hoëe është gati të rivalizojë klube të mëdha në luftën për yjet më të mëdhenj të Evropës dhe të ndërtojë një skuadër “Galacticos” në modelin e Real Madridit në fillim të viteve 2000.

Në krye të listës së Magpies qëndrojnë dy emra “BIG” si Neymar dhe Harry Kane dhe në total ka 11 lojtarë.

Sulmuesi i kombëtares angleze mund të largohet nga Tottenham këtë verë dhe Newcastle ka dëshirë të krijojë një treshe sulmi mes tij dhe Callum Wilson e Alexander Isak.

Sa i përket Neymar, 31-vjeçari është një yll global dhe një lëvizje në Veri-Lindje do ta bënte botën të flasë për këtë transferim. Problemi i vetëm në rastin e yllit brazilian është tekniku Howe, i cili ka treguar më parë se dëshiron të shmangë emrat më të mëdhenj të futbollit.

Emra të tjerë tërheqës përfshijnë James Maddison të Leicester, me 26-vjeçarin që pritet të lëvizë këtë verë nëse “Foxes” bie nga Premier League.

Raporti gjithashtu pretendon si objektiva të mundshëm edhe Ryan Gravenberch, Moussa Diaby apo i huazuari i Chelseat, Joao Felix.

Të tjerët që përbëjnë listën e ngushtë me 11 lojtarë janë Sergej Milinkovic-Savic i Lazios, Samuel Chukëueze, Eberechi Eze, Mohammed Kudus dhe Dominik Szoboszlai.

Newcastle u bë klubi më i pasur në botë pas blerjes së tyre nga fondi i Arabisë Saudite në 2021. Që prej asokohe pronarët kanë shpenzuar 42 milionë paund për Bruno Guimaraes, 45 milionë për Anthony Gordon dhe 63 milionë për Alexander Isak.

Share This Article