Newcastle United pmosht Manchester Cityn

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City është mposhtur sonte nga Newcastle United, me rezultat 2-1.

Kampionët në fuqi të Premierligës angleze e kanë nisur furishëm takimin, duke shënuar në minutën e parë përmes Sergio Aguero, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat, në minutën e 66-të Salomon Rondon shënoi golin e barazimit, kurse në minutën e 80-të Matt Ritchie e kaloi klubin e tij në epërsi, me golin e shënuar nga pika e bardhë.

Tani City mbetet 4 pikë prapa liderit Liverpool, i cili ka një takim më pak të zhvilluar dhe nesër arrin të fitojë, do t’i ikte për 7 pikë Cityt, duke i rritur mundësitë që ta fitojë kampionatin anglez.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply