Neymar do të jetë gati për Realin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, braziliani Neymar pritet të jetë gati për ndeshjen e parë kundër Realit Madridit në kuadër të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Kështu, kanë raportuar mediumet e huaja të enjten.

Neymar i ka munguar PSG-së, në 11 ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit të nyjës dhe te klubi francez po shpresojnë që ai të jetë gati për javën tjetër kur edhe luhet dueli i parë ndaj Madridit.

Ndeshjen e parë, PSG-ja e luan në shtëpi më datën 15 shkurt. “Neymari po përmirësohet dhe do të shohim se si do të jetë deri javën e ardhshme.

Ideja është që ai të jetë në ekip kundër Realit”, ka thënë trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino. Neymar këtë edicion ka luajtur vetëm 14 ndeshje ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë po aq asistime.

Share This Article