Neymar synon të jetë i gatshëm për përballjen me Real Madridin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paris Saint-Germain ka njoftuar se Neymari ka filluar të vrapojë përsëri në stërvitje, dy muaj pasi e lëndoi nyjën e këmbës së majtë.

Neymari pësoi lëndim në nyje gjatë fitores së PSG-së 3:1 kundër Saint-Etienne në fund të nëntorit dhe në atë kohë mjekët e klubit thanë se ai do të mungonte rreth tetë javë.

“Neymari ka filluar të vrapojë përsëri sot dhe tani e ka nisur fazën e rfitimit të kondicionit në fushë”, njoftoi PSG-ja.

PSG-ja do të përballet me Real Madridin në ndeshjen e parë të rrethit të 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve më 15 shkurt në Paris.

Neymari shpreson se deri atëherë do të jetë i gatshëm për të luajtur. 

Share This Article