Neymari e fton Ronaldon te PSG-ja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi brazilian Neymar, e ka ftuar Cristiano Ronaldon që t’i bashkohet te skuadra e Paris Saint-Germainit. Në një intervistë për mediumet franceze, Neymar ka pranuar se dëshiron që të luajë përkrah Ronaldos.

Ylli portugez është pjesë e Juventusit dhe ka gjasa të mëdha që të largohet në fund të këtij sezoni edhe pse ka kontratë deri në vitin 2022. PSG-ja është një prej klubeve të interesuara për shërbimet e Ronaldos, i cili këtë sezon ka shënuar 34 gola në 41 ndeshje.

“Dua të luaj me Cristiano Ronaldon. Kam luajtur me lojtarët e mëdhenj si Kylian Mbappe e Lionel Messi por nuk jam luajtur ende me Ronaldon”, është shprehur Neymar 29-vjeçar.

Share This Article