Neymari nuk largohet nga PSG-ja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Neymar ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë kësaj vere. Madje, braziliani ka pranuar se ka dëshirë ta respektojë deri në fund kontratën e tij me ekipin francez, të cilin synon ta ndihmojë që të arrijë sërish në finalen e Ligës së Kampionëve.

28-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022, të cilit iu bashkua para tre vjetësh nga Barcelona për dëmshpërblim rekord prej 222 milionë eurosh. “Do të jem pjesë e Parisit në edicionin e ardhshëm pasi kam ambicie të rikthehem në finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën dua ta fitoj.

Më pëlqen ideja të fitoj gjithçka me këtë klub dhe të futem në librat e historisë”, ka thënë Neymar, që edicionin e fundit shënoi 19 gola në 27 ndeshje. Në edicionin e fundit, Parisi arriti në finalen e Championsit, por pësoi humbje nga Bayerni.

Share This Article