Nezir Mehmetaj vazhdon të jetë i burgosur në Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që nga 3 janari, kosovar Nezir Mehmetaj vazhdon të mbahet në një prej burgjeve të Serbisë

Pavarësisht se familjarët disa herë kërkuan lirimin e tij, një gjë e tillë nuk u bë.

Edhe pse shumë prej zyrtarëve kosovarë reaguan në fillim kur ai ishte ndaluar në pikën kufitare, më pas nuk pati ndonjë zhvillim lidhur me këtë çështje.

Sot kur të gjithë festojnë Fitër Bajramin, e zymtë është festa në familjen Mehmetaj.

Vëllai i Nezirit, Valon Mehmetaj tha se ndër të gjitha brengat për festën e Bajramit, ajo me të cilën nuk pajtohet është mungesa e vëllait, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet se edhe sa do të mbahet Nezir  Mehmetaj në Serbi, por që padyshim për familjen është një dhimbje mjaftë e madhe, sidomos sot në ditë feste.

Share This Article