Neziri transferohet në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Neziri, i cili është paraqitur për grupmoshat e reja të Kosovës, ka arritur marrëveshje me Universitetin “Plymouth Marjon Uni- Business Sport Management Course”, derisa njëkohësisht do të luajë edhe në Plymouth Raiders, që garon në Superligën britanike.

Neziri, i cili është paraqitur për grupmoshat e reja të Kosovës, ka folur për aventurën e re. “Kam filluar në Universitetin ‘Plymouth Marjon Uni- Business Sport Management Course’ edhe jam në skuadrën Plymouth Raiders që luan në British Basketball ligë. Ushtrimet i kemi fillu, kurse edicioni i ri do të filloj në muajin tetor”, shprehet Neziri për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai flet edhe për synimet e tij për të ardhmen. “Unë gjithmonë mundohem të jap maksimumin për të arritur atë që dua. Synimet nuk kanë kufi apo limit, megjithatë, gjithmonë pretendoj të arrij sa më lart të mundem. Mendoj që do të kem minuta dhe mundësi të tregoj veten”, ka shtuar tutje Neziri.

Share This Article