Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka bërë të ditur se rreth dhjetë mijë tifozë do të lejohen të hyjnë nëpër stadiume nga 17 maji.
Kjo i bije se tifozët do të lejohen të rikthehen nëpër stadiume në muajin edhe kur përfundon edicioni 2020/21 i ligës angleze.
Finalja e FA Cup dhe garave të tjera që zakonisht organizohen në Wembley do të luhen mbrapa dyerve të mbyllura, pasi luhen më herët.
Sipas Johnson, një stadium si Wembley që ka kapacitet të mjaftueshëm, do të lejohen të futen 10 mijë tifozë.
Ky padyshim që është një lajm i mirë, pasi në qershor mund të zhvillohen disa ndeshje të Kupës së Evropës në stadiumet angleze në prani të tifozëve.
Për stadiume që janë me kapacitet më të vogël, do të kenë nga një mijë tifozë prezent, derisa ato të nivelit mesatar do t’i kenë nga katër mijë.
Të gjitha masat e njoftuara nga Johnson janë subjekt i avancimit të virusit dhe vaksinimit në vend, ku tashmë ka më shumë se 17 milionë njerëz që kanë marrë dozën e parë.