ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lule e Shkretëtirës 26 minutes ago
Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat 4 hours ago
Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat 4 hours ago
“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë 4 hours ago
SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Nga 20 marsi hiqen kufizimet e Covid në Gjermani

albnews by albnews
17 February, 2022
in Bota
0
Nga 20 marsi hiqen kufizimet e Covid në Gjermani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjermania ka vendosur t’i pezullojë masat kufizuese nga data 20 mars 2022. Por lehtësimet në Gjermani do të kryhen në tri faza. Kostot e pandemisë janë tepër të larta.

RelatedPosts

Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës

Nga Bahri Cani

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeminstrat e landeve kanë vendosur në takimin e fundit që deri me 20 mars të hiqen gradualisht masat kufizuese në Gjermani. Masat do të hiqen në tri faza.

Kancelari Scholz pas takimit tha se “virusi Omikron dhe pandemia Corona e kanë arritur tanimë kulmin e tyre” dhe se gjendja ka filluar ngadalë të përmirësohet. Incidenca në Gjermani në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh është për momentin mbi 1400. Por pesë ditët e fundit numri i të infektuarve dhe incidenca kanë rënë çdo ditë, e kjo është rënia e parë prej muajit dhjetor. Ndërsa gjendja në spitale është nën kontroll.

Heqja e masave

Kjo mundëson filimin e heqjes graduale të masave, tha Scholz. Në fazën e parë do të lejohet futja në dyqane e të gjthë qytetarëve vetëm me maska, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo shëruar. Për personat e vaksinuar apo shëruar nuk do të ketë më kufizime për takimet me të tjerët, ndërsa të pavaksinuarit deri me datën 19 mars mund të takojnë vetëm dy persona të tjerë jashtë familjes së tyre.

Faza e dytë fillon më 4 mars kur do të ketë lehtësime për gastronominë dhe hotelet. Aty do të vlejë rregulli 3G (të vaksinuar, të shëruar apo testuar). Diskotekat dhe klubet do të hapen, por duke respektuar rregullat 2G (të vaksinuar apo shëruar), ndërsa në manifestimet e mëdha brenda mund të mblidhen deri në 6000 persona ose 60% e kapaciteteve, jashtë mund të grumbullohen deri në 25.000 shikues, ose 75% e kapaciteteve.

Në këto manifestime do të vlejnë rregullat 2G apo 2G plus. Më në fund, më 20 mars do të pezullohen të gjitha masat e rëndësisshme kufizuese shoqërore, ekonomike dhe sociale. Më datën 20 mars hiqet edhe obligimi i punës nga shtëpia.

Më pas mbetet vetëm mbajtja e maskave në vende të caktuara – trafik apo objekte të mbyllura. Por Scholz tha se vaksinimi mbetet si synimi kryesor. “Vaksinimi me detyrim është i domosdoshëm dhe mund të pritet në vjeshtën e këtij viti”, tha ai. Takimi i radhës ku do të shqyrtohet gjendja do të mbahet me 17 mars. Por që tani është e qartë se kostot e deritanishme të pandemisë kanë qenë jashtëzakonisht të larta.

Kostot e deritanishme të pandemisë

Sipas Institutit Ifo, humbjet ekonomike nga pandemia Corona në Gjermani kanë arritur deri tani shifrën prej 330 miliardë euro. “Kjo korrespondon me një humbje ekonomike që arrin në dhjetë përqind të prodhimit ekonomik në vitin 2019,” tha shefi ekonomik i Ifo, Timo Wollmershäuser. Humbjet e e tjera si problemet që solli mbyllja e shkollave dhe fusha të tjera, nuk janë marrë ende parasysh në këtë llogaritje.

“Kjo është kriza më e rëndë ekonomike globale që nga Depresioni i Madh i viteve 1930”, tha presidenti i Ifo, Clemens Fuest. Ndaj ishte e drejtë, thotë ai, që qeveria gjermane mori masa për ruajtjen e bërthamës së ekonomisë. Pasojat e krizës janë tani borxhi më i lartë dhe arsimi më i dobët, por në këtë periudhë është shënuar edhe një digjitalizim më i shpejtë, që po e ndryshon ekonominë me homeoffice dhe tregtinë online.

Llogaritë e institutit bazohen tek parashikimet e tij nga dhjetori 2019 për vitet 2020 dhe 2021. “Pa këtë krizë, ekonomia gjermane do të ishte rritur me 1,3 përqind në dy vitet e kaluara”, tha Wollmershäuser. Prodhimi ekonomik gjerman ka rënë me 4,6 përqind në vitin 2020, ndërsa rritja në vitin 2021 ishte 2,8 përqind. Por shumica e ekspertëve mendojnë se niveli i para krizës nuk do të arrihet deri në pranverë. Për vitin 2022 në tërësi, qeveria federale pret që produkti i brendshëm bruto të rritet me 3,6 përqind. /DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lule e Shkretëtirës

Lule e Shkretëtirës

1 December, 2025
Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

1 December, 2025
Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

1 December, 2025
“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result