Nga 31 dhjetori kompania e re ajrore nis fluturimet në Shqipëri, Rama: Do hapen vende të reja pune

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej 31 dhjetorit të këtij viti, kompania “Ryanair” do të nisë fluturimet në Shqipëri pas firmosjes së marrëveshjes.

Përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se do të realizohen 200 fluturime në javë në 17 destinacione.

Rama nënvizon më tej se kompania do të mundësojë krijimin e vendeve të reja të punës si dhe ofrimin e mundësive për fluturimeve direkte mes Tiranës dhe kryeqyteteve evropiane.

Kompania e fluturimeve Ryanair gati prej 31 dhjetorit të nisë fluturimet në Shqipëri, pas firmosjes së marrëveshjes disa muaj më parë. 200 fluturime në javë në 17 destinacione.

Ryanair planifikon krijimin e vendeve të reja të punës, si edhe ofrimin e mundësive të reja për fluturime direkte mes Tiranës dhe kryeqyteteve europiane”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shpjegon se “Shqipëria Turistike po bëhet rritet çdo muaj; vetëm për shtatorin numri i vizitorëve të huaj ishte 1.1 milionë, 45% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”.

Share This Article