ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen 8 hours ago
Katër të arrestuar pasi u hodhën ëmbëlsira me krem ​​pas ekspozitës së Crown Jewels 9 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 9 hours ago
Mbreti dhe Mbretëresha zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve të këtij viti 9 hours ago
Norvegjia po ndërton tunelin rrugor nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë 9 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Nga 50 mijë në 50 milionë euro – Granit Xhaka bëri atë që askush nuk e ka parashikuar

albnews by albnews
9 July, 2024
in Show - Biz
0
Nga 50 mijë në 50 milionë euro – Granit Xhaka bëri atë që askush nuk e ka parashikuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Granit Xhaka kishte uljet dhe ngritjet e tij në karrierë, por askush nuk e ka parashikuar atë ku ndodhet sot lojtari me prejardhje nga Kosova.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zviceran mahniti të gjithë në sezonin e tij të fundit tek Arsenali, duke i lënë gojë hapur kritikët me lojën e tij, por tashmë ishte shumë vonë për klubin londinez që të bindte lojtarin.

RelatedPosts

Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen

Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë

Joz Marku merr rolin e rëndësishëm në “Big Brother VIP Albania 5”?

Lojtari 31-vjeçari vendosi t’i jepte fund aventurës së tij në Londrën Veriore dhe të rikthehej në Bundesliga, nga liga ku e kishte siguruar kalimin te Topçinjtë.

Mirëpo, kësaj radhe ishte ndryshe, pasi nuk ishte rikthyer te Borussia Monchengladbach, por ju bashkua Bayer Leverkusenit.

Nën urdhrat e Xabi Alonsos, Xhaka së bashku me bashkëlojtarët e tij fituan Bundesligën si të pamposhtur, ndërsa humbjen e parë e pësuan në finale të Ligës së Evropës nga një Atalantë e përsosur.

Por, ajo çfarë është e mahnitshme dhe që pak lojtar mund ta bëjnë – ringjallja në karrierë!

Në vitin 2010, Xhaka ishte vlerësuar nga Transfermarkt vetëm 50 mijë euro si 17-vjeçar, për të filluar ngritjen graduale.

Kur kaloi te Monchengaldbachu, mesfushori si 20-vjeçar kishte kapur vlerën e tetë milionë eurove tri vite më pas.

Rritja e tij sipas Transfermarkt vazhdoi dhe shkoi në 35 milionë euro kur ju bashkua Arsenalit në vitin 2016.

Kulmin e vlerës së tij, 31-vjeçari, në atë kohë si 26-vjeçar e arriti në vitin 2018 te Gunners kur shkoni në 50 milionë euro.

Natyrisht se përplasjet brenda dhe jashtë fushe me tifozët filluan t’ia zvogëlojnë vlerën momentale që e kishte Xhaka, por jo edhe cilësinë që i kishte, i ka dhe do t’i ketë edhe për disa vite.

Kur tifozët e Topçinjve filluan ta ndjejnë rëndësinë e Xhakës, vlera e tij që kishte rënë në 20 milionë euro, u ngrit për tetë milionë.

Por, me rikthimin e tij në pikën më të lartë të lojës që di ta bëjë, Graniti vendosi të ndryshonte ambient, për t’u rikthyer në Bundesliga dhe të shkruante histori, duke i siguruar Leverkusenit jo vetëm titullin e parë, por edhe si të pa mposhtur gjatë gjithë sezonit.

Sukseset tashmë flasin për të dhe tifozët e Arsenalit shpesh e kanë potencuar në rrjetet sociale se kishin gabuar me vlerësimet për Xhakën, pasi Mikel Arteta filloi t’i nxirrte më të mirën, atë që bëri tashmë Xabi Alonso me të në sezonin e kaluar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen

Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen

7 December, 2025
Katër të arrestuar pasi u hodhën ëmbëlsira me krem ​​pas ekspozitës së Crown Jewels

Katër të arrestuar pasi u hodhën ëmbëlsira me krem ​​pas ekspozitës së Crown Jewels

7 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

7 December, 2025
Mbreti dhe Mbretëresha zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve të këtij viti

Mbreti dhe Mbretëresha zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve të këtij viti

7 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result