Nuk ka një fund të lumtur ashtu siç ndodh në përralla historia mes Francesco Tottit dhe prezantueses Ilary Blasi. Një nga çiftet më të famshme në Itali kanë vendosur të ndajnë rrugët dhe të rinisin një histori të re.
Në fakt, në Itali, përflitej prej kohësh se historia mes çiftit që gëzojnë tre fëmijë dhe janë të martuar prej 17-vitesh ishte mbyllur. Ndryshimi është se tashmë vetë protagonistët do të lajmërojnë së shpejti ndarjen në mënyrë zyrtare, ndërsa do të kërkojnë nga mediat respektimin e privatësisë edhe për hir të fëmijëve.
Sipas mediave, faktor në këtë ndarje është bërë ndërhyrja e një të trete teksa bëhet fjalë për Noemi Boçhi, e cila është romane dhe është njohur me Tottin në një kampionat të padelit. Prej atij momenti, çifti Totti-Ilary nuk janë parë më bashkë. Francesco në Tiranë apo në udhëtime rreth botës, ndërsa Ilary në Milano.
Pushime të ndara, Ilary jashtë Italisë dhe me fëmijët ndërsa Francesco në Romë. Ajo që i vendosi kapak ishte mungesa e Tottit në datëlindjen e mamasë së Ilaryt ku e gjithë familja ishte bashkë, përveç Tottit.
Kështu, pas disa shfaqjeve televizive së bashku, nisur nga ai dedikim i Tottit për Ilaryn (6 Unica) në derbin e fituar 1-5 ndaj Lazios në vitin 2002 deri te martesa në Sky dhe më pas përqafimi i ngrohtë në ditën e lamtumirës së Tottit nga futbolli, mbërrijmë te një tjetër moment i bujshëm i çiftit, por këtë herë për të dhënë lajmin e keq për të gjithë fansat e dyshes.