Nga Amerika Edi Rama shkon në Abu Dabi, takon princin e kurorës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Abu Dhabi ku edhe ka zhvilluar një takim me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.

Bashkë me Ramën, në Abu Dabi ishin edhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe drejtori i Komunikimit, Endri Fuga. Pamjet e takimit i ka ndarë vetë kreu i qeverisë në rrjetet e tij sociale, ku edhe shkruante: Enkas për Rindërtimin e Konferencën Donatorëve në Bruksel.

Në pamjet e publikuara, gjithashtu dëgjohet Rama teksa i tregon princit se kishte vizituar së fundmi Amerikën dhe se Shqipëria kishte marrë kryesimin e OSBE-së, ndërsa Ahmetaj hap në një moment çantën e tij të kuqe, nxjerr një bllok dhe mban shënime.

Share This Article