ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në 7 hours ago
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City 7 hours ago
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia 7 hours ago
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar 7 hours ago
Dëshmitë speciale: Mbretëria e Bashkuar ia konfirmon lejen mbrojtjes së Thaçit për një dëshmitar në Gjykatën Speciale 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Nga Andi Bushati: TiRama si dhuna e parasë mbi shijen

albnews by albnews
8 October, 2022
in Albania, Opinion
0
Nga Andi Bushati: TiRama si dhuna e parasë mbi shijen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mbrëmë në pjesën e tretë të emisionit “Opinion” po shikoja një kronikë reklamë që tregonte për kullën më të re dhe me të lartë që do të ngrihet në qendër të kryeqytetit. Meqë nuk e kisha ndjekur konkursin ndërkombëtar që u zhvillua për të shpallur projektin fitues, u bëra kurioz të njihja detajet. “Mount Tirana” e projektuar nga studio daneze CEBRA, thuhej se do të ishte nje mrekulli që do të imitonte malin e Dajtit dhe do ta sillte atë mu pranë sheshit Skënderbej.

Natyrisht, është e kotë të fillosh të argumentosh se ç’kuptim ka të evokosh Dajtin, me një gërdallë që do ia zërë pamjen e tij një pjese të madhe të banorëve. Me rrjetën e gratacielave që po ngrihen, ky simbol i Tiranës do të zhduket njëherë e mirë. Por ajo që më grishi kërshërinë nuk ishte kjo gjë, sepse tashmë beteja mes “kullofilëve” dhe “kullofobëve” është fituar nga të parët, të cilët falë dyshes Rama-Veliaj dhe milionave të oligarkëve që bashkëpunojnë me ta kanë arritur ta transformojnë qytetin sipas oreksit të tyre.

RelatedPosts

Marta Kos u drejtohet vendeve kandidate për në BE: S’ka rrugë të shkurtër por zbatoni reformat!

Parashqevi Simaku mbush 59 vjeç, mesazh emocional të birit: Të dua Luke…

Të ardhurat e bankave nga interesat pësojnë rënie për herë të parë në pesë vjet

Ajo që më tërhoqi vëmendjen është hendeku i madh mes imazhit me të cilin reklamohen këto projekte dhe surogatove që realizohen në realitet. Kush është në brendësi të kulisave të projekteve të ndërtimit në Tiranë e di mirë se shumë nga arkitektët e mëdhenj që kanë projektuar rokaqiejt e qendrës, kanë vënë duart në kokë dhe s’u kanë besuar syve kur kanë parë të përçudnuara veprat e tyre. Dikush ka protestuar tek institucioni unik i këtij vendi, Edi Rama, dikush tjetër ka kërkuar heqjen e emrit nga projekti dhe të gjithë kanë qenë një një mendje se, nëse oligarkët halldupë do të kishin dashur më shumë kate, do kishte mjaftuar tu’a porosisnin atyre që në fillim. Thuhet madje se kjo ka qenë edhe një nga shtysat që e nxiti kryeministrin të ndërmerrte nismën e sekuestrimit të kateve pa leje, sepse atij nuk i mbetej gjë tjetër për të bërë përballë komunitetit të arkitektëve ndërkombëtarë para të cilëve do të ruajë profilin e një prijësi të ndritur.

Në fakt, për imponuar këtë stereotip, atë të artistit modern dhe me shije të stërholluar, që injekton në politikë dhe në zgjedhjet urbane bagazhin e trashëguar nga jeta e mëparshme, Edi Rama ka investuar shumë. Edhe adhuruesit e tij që i njohin ndonjë problem me korrupsionin apo alergjinë ndaj demokracisë, kur vjen puna tek ana estetike të hidhen në fyt: “Ai ka bërë revolucion me ngjyrat, ai është ideuesi i rilindjes urbane, ai ka transformuar shijet e qytetarëve” janë sloganet e zakonshme të tyre.

Por, në fakt realiteti është tjetër dhe kullat e qendrës së kryeqytetit janë dëshmia më e mirë për këtë. Sepse në TiRamën që po ngrihet sipas projektit të një njeriu të vetëm, në konfliktin mes ndërtuesve me katër klasë shkollë dhe Henning Larsen, Winy Mas, apo Casamonti, kryeministri ka marrë anën e të parëve. Shteti, natyrisht me bekimin e tij, ka lënë të tranformohen deri në shkatërrim projektet e disa prej profesionistëve më me emër të planetit. Ai ka lejuar arrnime origjinale dhe shtesa të frikshme katesh që i kanë bërë arkitektët të mos njohin krijesat e veta. Pushteti korruptues i parasë e ka mposhtur estetikën e artistit.

Eshtë pikërisht kjo që po ndodh me kullat e Tiranës që i ka rrëzuar mbështetësve të Ramës edhe alibitë e fundit: “Ai edhe kur vjedh e bën me klas”, “ai edhe kur abuzon ka shije brenda”.

Nënshtrimi përpara oligarkëve, të cilët në këmbim të shëmtisë që na imponojnë të gjithëve paguajnë fushatat elektorale dhe lobimet e majme përtej oqeanit, e ka bërë Edi Ramën të humbasë edhe të vetmen atu që i kishte mbetur. Tani për shijen e artistit, mund të flasim vetëm për çorapet, atletet apo brekushet me të cilat reket të krijojë efekt në ndonjë samit ndërkombëtar. Sepse, sa për qytetin, ai po merr përfundimisht fytyrën e shëmtuar të një regjimi të koruptuar, ku grykësia ka vrarë edhe atë pak gjë që pati mbetur nga aspiranti i dikurshëm për piktor./Lapsi.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

1 September, 2025
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

1 September, 2025
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

1 September, 2025
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

1 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result