Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriç, ka nisur një aventurë të re në Itali.
Muriç është huazuar nga Ipswich i Anglisë te Sassuolo, që luan në Serinë A italiane.
Vetë klubi italian i ka uruar mirëseardhjen gardianit 26-vjeçar.
“Mirëseerdhe Arijanet Muriç”, shkruan Sassuolo në postimin e disa fotove të portierit të Kosovës me fanellën e re.