Nga dashuria për futbollin deri te goli i parë me Interin, rrëfehet Asllani: Ndjenjë e pabesueshme!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani, i intervistuar nga portali VTrend, ka folur për hapat e tij të parë në botën e futbollit dhe për emocionet pas golit të parë me fanellën e zikaltërve, në atë ndeshje ndaj Genoas.

“Unë jam rritur në Buti dhe atje kam gjuajtur topin për herë të parë. Si fëmijë kam qenë gjithmonë në rrugë duke luajtur me topin, të gjithë në Buti më njihnin për këtë. Unë kam një marrëdhënie të  mirë me familjen time. Emocioni i golit të parë në San Siro? Të dëgjoja zhurmën e 75 mijë tifozëve, duke parë dashurinë e djemve në fushë dhe atyre në pankinë që erdhën për të më përqafuar, ishte e pabesueshme. Ishte vërtet një emocion i papërshkrueshëm. Për gati dy vjet në Inter nuk kisha shënuar ende dhe kjo më rëndoi pak. Kur pashë topin të shkonte në portë, nuk kuptoja më asgjë: ishte vërtet e papërshkrueshme” – Tha ai.

Share This Article