ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Hamasi liron shtatë pengje izraelite pas 738 ditësh në robëri të tmerrshme 13 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 41 minutes ago
Si ta ndalojmë humbjen e miqve në moshë madhore 2 hours ago
Starmer mbërrin në Egjipt përpara samitit mbi planin e paqes në Gaza 2 hours ago
Kur kthehen orët prapa në Mbretërinë e Bashkuar? 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Nga e hëna, ndalohet përkohësisht përdorimi i monopatinave elektrike në Shqipëri

albnews by albnews
13 October, 2025
in Shqiperia
0
Nga e hëna, ndalohet përkohësisht përdorimi i monopatinave elektrike në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Që nga dita e hënë, ndalohet përkohësisht qarkullimi i monopatinave elektrike në rrugë.

Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, njoftoi këtë vendim si përgjigje ndaj rritjes së ndjeshme të aksidenteve të ndodhura, gjatë përdorimit të këtyre mjeteve në hapësirat rrugore.

RelatedPosts

Plagosje me thika në Bathore, mes tyre edhe të mitur

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

Kushtetuesja pezulloi dekretin e Presidentit, Celibashi: Kemi ndërprerë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë, procesi vijon për 5 bashkitë e tjera

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, deklaroi se ky vendim është një masë e përkohshme për të garantuar sigurinë publike dhe rrugore. Ajo sqaroi më tej se lejimi i monopatinave elektrike, pas hartimit të rregullave, do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak, dhe jo për qëllime komerciale.

“Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë. Gjithashtu dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën elektrike si një mënyrë biznesi për dhënien me qira ditore, duhet ta kenë të qartë që të mos investojnë në këtë aktivitet. Lejimi gjithmonë pas përfundimit të këtij procesi do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve. Ne do të hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë. Do të qartësojmë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdoren dhe ku jo, si dhe kriteret për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si helmetat, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar”, theksoi ministrja.

Edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar se kjo është një masë e nevojshme për sigurinë rrugore.

“Ky është një hap i domosdoshëm për të garantuar sigurinë rrugore dhe për të shmangur rreziqet që lidhen me përdorimin e pakontrolluar të monopatinave,” u shpreh ai.

Shqipëria nuk është i vetmi vend i përballur me këtë situatë. Franca, Italia, Gjermania, Maqedonia e Veriut e shumë vende të tjera kanë marrë masa drastike me bllokim të përhershëm apo të pjesshëm.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Hamasi liron shtatë pengje izraelite pas 738 ditësh në robëri të tmerrshme

Hamasi liron shtatë pengje izraelite pas 738 ditësh në robëri të tmerrshme

13 October, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 October, 2025
Si ta ndalojmë humbjen e miqve në moshë madhore

Si ta ndalojmë humbjen e miqve në moshë madhore

13 October, 2025
Starmer mbërrin në Egjipt përpara samitit mbi planin e paqes në Gaza

Starmer mbërrin në Egjipt përpara samitit mbi planin e paqes në Gaza

13 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result