Një përleshje e dhunshme shpërtheu në një klub plazhi në Zante, Greqi.
Sipas mediave të huaja, sherri ndodhi gjatë një feste të ashtuquajtur “White Party”.
Aty, disa të rinj pa bluza dhe të veshur me pantallona të bardha u përfshinë në një sherr me disa burra më të moshuar, gjithashtu të veshur në të bardha.
Pamjet tregojnë momentin kur njëri prej tyre godet me grusht fytyrën e një tjetri, ndërsa turma që i rrethonte i shikon me habi.
Një anëtar i stafit të lokalit u përpoq të shuante përplasjen duke hedhur një kovë me ujë të ftohtë mbi turmën, por pa sukses.
Sipas një komenti në rrjetet sociale, sherri nisi pasi dikush kërkoi hapësirë për të bërë një foto.
Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për ngjarjen.