Nga Franca në Angli me armë të rënda! “A keni gjë për të deklaruar? Po, kemi dy raketahedhës nga Ukraina”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Calais të Francës. Dy të rinj janë ndaluar nga autoritetet doganore para se të hipnin në traget për në Britaninë e Madhe pasi në pjesën e pasme të furgonit të tyre kishin dy raketahedhës.

Ata u pyetën nëse kishin diçka për të deklaruar dhe thanë me qetësi absolute: “Po, ne kemi dy raketahedhës”. Ata thanë më tej se armët iu ishin dhënë pas një misionin humanitar që ata kishin marrë pjesë në Ukrainë. Përveç raketave, që mendohet të ishin M141 të prodhimit amerikan, kishte 14 gëzhoja plumbash. Raketat një përdorimshe ishin përdorur dhe nuk përbënin rrezik. Megjithatë, autoritetet evakuuan zonën për disa çaste.

Ata dolën në gjyq dhe deklaruan se po ktheheshin nga Ukraina pas një misioni humanitar dhe armët iu ishin dhënë si simbol i fitores ukrainase.

Share This Article