Sot shënohet dita e 100-të e Rishi Sunak si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, me mediat europiane që hedhin një vështrim pas në ngjarjet e mëdha të atyre 100 ditëve në një përpjekje për të parashikuar se si do të jetë e ardhmja për Sunak dhe konservatorët në pushtet.
“Përvjetori” i 100 ditëve si kryeministër, në rrethana të tjera, nuk do të ishte lajm. Megjithatë, duke pasur parasysh precedentin e mandatit “disa ditë” të Liz Truss (i cili nuk plotësoi as 50 ditë në të njëjtin post), 100 ditët e Sunak tani janë një çështje që meriton koment.
Megjithatë, brenda këtyre 100 ditëve, shumë gjëra kanë ndodhur në Britani:
–Laburistët e opozitës kryesojnë në sondazhe me 21.5% ndaj konservatorëve të Sunak.
-Vetë Sunak u gjobit për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
-Dy ministra në qeverinë Shunak dhanë dorëheqjen: Gavin Williamson i cili u detyrua të jepte dorëheqjen (me akuzat se kishte ngacmuar më parë kolegët) dhe Nadeem Zahawi që u shkarkua (sepse ai theu kodin ministror).
Një tjetër zyrtar i lartë qeveritar, zëvendëspresidenti Dominic Raab, është nën presion për të dhënë dorëheqjen pasi edhe ai është vënë në shënjestër të akuzave për ngacmim ndaj nëpunësve publikë.
-Të paktën 8,806 emigrantë të parregullt kaluan Kanalin Anglez me varka të vogla.
-Në vend u regjistruan 41 ditë greva, ku punëtorët në shumicën e rasteve kërkonin rritje pagash.
Për sa i përket të ardhmes, duket e vështirë dhe e dyshimtë për Rishi Sunak. Shtatë nga dhjetë votues mendojnë se ai nuk duhet të kandidojë si kryeministër pas zgjedhjeve të ardhshme, të cilat janë planifikuar për në vitin 2024./ abcnews.al