ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar 5 hours ago
“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën 5 hours ago
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama 5 hours ago
Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht 5 hours ago
Karton i verdhë për shqiponjën?! 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Nga hero kombëtar në tradhtar: Përballja e papritur e Novak Gjokoviçit me regjimin e Beogradit

albnews by albnews
12 August, 2025
in Technologji
0
Nga hero kombëtar në tradhtar: Përballja e papritur e Novak Gjokoviçit me regjimin e Beogradit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pasi është rreshtuar ngadalë pas lëvizjes protestuese në Serbi, tenisti i njohur Novak Gjokoviq po përballet me një fushatë të mediave proqeveritare në Beograd. Një kronikë e një konflikti

Nga Enver Robelli

RelatedPosts

Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj

‘Do të jetë shumë keq’: Frika për shpërthimin e flluskës së inteligjencës artificiale rritet në Silicon Valley

Nobeli në Fizikë u jepet tre shkencëtarëve për punën në informatikën kuantike

Ngado që shikon: presidenti serb Aleksandar Vuçiq duket sikur është i rrethuar me armiq. Nëse mund t’u besohet mediave të afërta me regjimin, armiqtë e presin Vuçiqin në çdo qosh. Tani madje edhe tenisti i njohur Novak Gjokoviq është vënë në shënjestër si një nga kundërshtarët e tij më prominentë.

Gazeta bulevardeske “Informer” e sulmoi së fundmi me fjalë drastike lëvizjen protestuese kundër Vuçiqit: i vetmi model ideologjik i saj, sipas “Informer”, është Adolf Hitleri. Vetë Vuçiqi i ka përshkruar protestuesit si “të çmendur”, “mercenarë të huaj” dhe “karrieristë”.

Shumë qytetarë serbë janë të tronditur nga fakti se shembja e çatisë së stacionit të trenit në qytetin Novi Sad, në nëntorin e kaluar, ua mori jetën 16 njerëzve të pafajshëm. Për këtë arsye ata po dalin në rrugë. Tragjedia ndoshta nuk do të kishte ndodhur, nëse në Serbi do të ekzistonin institucione funksionale dhe të pakorruptuara. Këto institucione do të kishin mundur ta kontrollonin në mënyrë efektive kompaninë kineze të ndërtimit, e cila ishte përgjegjëse për rinovimin e stacionit.

Në fillim të gushtit, kur njëmbëdhjetë funksionarë të lartë të partisë qeverisëse SNS u arrestuan nën dyshimin se kishin përvetësuar mbi 90 milionë franga zvicerane gjatë ndërtimit të linjës hekurudhore në veri të vendit, mediat bulevardeske ngritën alarmin. Ato panë në horizont një “grusht shteti gjyqësor” kundër Vuçiqit.

Prej disa javësh, edhe ylli i tenisit Gjokoviq është vënë në shënjestrën e mediave të regjimit. Për vite me radhë ai është lavdëruar si hero kombëtar, është nderuar me shumë dekorata shtetërore dhe vlerësuar si ambasadori dhe patrioti më i madh i Serbisë që nga Beteja e Fushë-Kosovës më 1389 kundër osmanëve. Por tani, kjo ikonë kombëtare po përshkruhet nga disa media serbe pothuajse si tradhtar.

Qëkur protestat masive nisën në Serbi para nëntë muajsh, Gjokoviqi është distancuar hap pas hapi nga regjimi. Më 18 dhjetor ai shkroi: “Si dikush që beson fort në forcën e të rinjve dhe dëshirën e tyre për një të ardhme më të mirë, e konsideroj të rëndësishme që zëri i tyre të dëgjohet. Serbia ka potencial të jashtëzakonshëm dhe rinia e arsimuar është forca e saj më e madhe. Ajo që na duhet të gjithëve janë mirëkuptimi dhe respekti. Jam me ju, Novaku.”

Edhe pse Gjokoviqi nuk e kritikoi drejtpërdrejt Vuçiqin, vetëm mbështetja e tij e kujdesshme për lëvizjen studentore bëri që platformat e lajmeve pranë qeverisë të mos raportonin më për sukseset e tij sportive. Ai thjesht u injorua.

Gjatë “Australian Open” në janar, Gjokoviqi shprehu solidaritet me një studente që ndodhej rëndë e plagosur në spital – e goditur nga një huligan i dyshuar dhe i afërt me regjimin, i cili gjatë një bllokimi rrugësh nga studentët hyri furishëm me makinë në trotuar. Në muajt e fundit protestuesit janë sulmuar herë pas here nga burra të maskuar, të dyshuar si të dërguar nga partia në pushtet. “Dhuna ndaj studentëve është një humbje e madhe për shoqërinë serbe”, kritikoi Gjokoviqi nga Australia.

Gazetat dhe disa politikanë reaguan menjëherë me një kundërsulm: sjellja e Gjokoviqit u quajt “turp”. Madje iu bë edhe akuzë për doping. Patrioti dikur i lavdëruar u etiketua papritur si armik i shtetit dhe përdorues dopingu, që bashkë me huliganë shkaktonte gjoja kaos në vend.
Në rrjetet sociale ai po paraqitet si vegël e forcave antiserbe, si mercenar i paguar nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe armiq të tjerë të përjetshëm. Një përdorues shkroi në Facebook: “Ndalojani atij bastardi të luajë nën flamurin serb, ai po e shkatërron vendin e vet.”

Fushata e shpifjeve duket se ka lënë gjurmë te Gjokoviqi. Sipas mediave greke, ai planifikon të zhvendoset me gruan dhe dy fëmijët në Athinë. Brenda pak ditësh u takua dy herë me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Turneu “Belgrade Open”, licencën e të cilit e zotëron familja Gjokoviq, këtë vit nuk do të mbahet në Beograd, por në kryeqytetin grek.

Pas humbjes në gjysmëfinalen e Wimbledonit në fillim të korrikut, Gjokoviqi u targetua nga shtypi. Shkak u bë një lëvizje ritmike e tij, që i ngjante pompimit me pompë ajri, e interpretuar si shenjë solidariteti me protestat në Serbi. Slogani i protestuesve është “pumpaj” – që në shqip mund të përkthehet si “pompo” – dhe nënkupton rritjen e presionit ndaj regjimit.

Ndërsa mediat vazhdojnë fushatën e tyre të shpifjeve ndaj Novak Gjokoviqit, presidenti Vuçiq mban një ton të përmbajtur: “Ai mund të thotë ç’të dojë kundër meje, të mbështesë kundërshtarët politikë, por të them diçka të keqe për të do të ishte e marrë dhe budallallëk”, deklaroi ai.

Vuçiq e di shumë mirë sa i popullarizuar është Gjokoviqi te njerëzit në Serbi – të gjitha sondazhet e tregojnë këtë. Po ta sulmonte hapur nuk do t’i sillte përfitim politik. Ndër studentë ka zëra që kërkojnë që sportisti më i suksesshëm në historinë e Serbisë të kandidojë për opozitën në zgjedhjet parlamentare – dhe kështu të sfidojë Vuçiqin. Por, për presidentin jopopullor zgjedhjet e parakohshme aktualisht nuk janë një opsion.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar

Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar

13 October, 2025
“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën

“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën

13 October, 2025
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

13 October, 2025
Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht

Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht

13 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result