Nga i urryer në hero, Maguire: Vetëm fillimi, do ndihmoj United për objektivat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Harry Maguire po e gjen më në fund veten pas një periudhe shumë të ndërlikuar, me gafat në vitet e fundit që për hir të së vërtetës kanë qenë të shumta. Një titullar i palëkundur me kombëtaren angleze, mbrojtësi ishte një nga protagonistët e mëdhenj në fitoren e djeshme të Manchester United ndaj Copenhagen. Ish-lojtari i Sheffield United, Hull City, Wigan dhe Leicester shënoi golin e fitores në minutën e 72-të, duke i dhënë 3 pikët e para në grup “Djajve të kuq”

“Eriksen më dha një top të jashtëzakonshëm dhe e dija që, nga kaq afër, duhej të godisja. Është një ndjenjë e pabesueshme” – rrëfeu Maguire, i cili nuk kishte shënuar që nga 20 shkurti 2022, kundër Leeds.

“Më është dhënë një mundësi dhe dua të ndihmoj që skuadra të kthehet në vendin e duhur. Për mua ky është vetëm fillimi, mezi pres ndeshjen e radhës. Jam shumë i lumtur dhe krenar” – Theksoi lojtari.

Share This Article