Një nga të ndaluarat pas arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Himarës, për blerje votash, denoncoi presionin që i kanë bërë efektivët e policisë.
“Erdhi policia në 2 e gjysmë të natës, sepse do të votonim për Partinë Demokratike, na thanë. Na bënë presion të paparë dhe kanë përdorur një fjalor të ndyrë. As ujë nuk na kanë dhënë”, tha gruaja.
“Partia Socialiste na e ka kërkuar votën, pa na premtuar lekë. Këta të PD-së, jo. Por, tani nga inati, nga ajo që na bënë, do ia jap votën Partisë Demokratike”, shtoi një nga të ndaluarat.