Nga Irani dhe jo vetëm, Shqipëria po përjeton një sulm kibernetik çdo tre minuta

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qytetarët, sipërmarrësit dhe institucionet shqiptare po përjetojnë një sulm kiberenetik në çdo tre minuta nga Irani dhe shtete të tjera keqe-dashëse. 

“Në 50 sulme kemi pasur një mbikalim të mbrojtjes por pa shkaktuar dëme. Dhe në rastin e Bashkisë tiranë ne kemi pasur vërtetë dëme të konsiderueshme”, tha kreu i AKSK Igli Tafa.

Me zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki të 9 nëntorit para, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike është i shqetësuar nga sulmet hibride, përpos atyre kibernetike.

“Kërcënimet hibride shoqëron jo vetëm me sulme kibernetike por edhe me dezinformimim. Ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi. Po ashtu edhe te ne. Është një rrezik i madh”, shtoi Tafa.

Drejtori i Autoritetit Kombëtar Të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa mohon që Task-Forca e Zgjedhjeve të jetë përgjuar nëpërmjet teknologjisë DPI (Deep Packet Inspection), çështje e cila u referua edhe përgjatë raportimit të kreut të SPAK në Komisionin e Ligjeve një javë më parë.

“Nuk kas asnjë fakt shkencor që të mund të bëhet përgjim përmes pajisjeve DPI. Dy të krijohet profilizim i personave të caktuar gjatë punës së tyre si pasojë e përdorimit të pajisjeve DPI.”

Tafa foli edhe lidhur me Qendrën Kombëtare të Ekselencës, e cila do të ngrihet në kuadër të Strategjisë së re Kibernetike për pesë vitet e ardhshme, por pa sqaruar deklaratën e kryeministrit Rama nëse Start Up-et do të kenë akses në të dhënat e institucioneve shtetërore. 

Share This Article