Ne filluam një bisedë shumë interesante se pse ai kishte ardhur këtu: ishte sepse kishte shumë punë. Ky është një vend ku nëse punoni do shpërbleheni. Diskutimi u kthye për ekonominë e Anglisë, për të cilën kaq shumë njerëz po na thonë se është në një gjendje të tmerrshme. Interesante, miku im i ri nga Shqipëria nuk e shikonte kështu. Ai tha se nëse i duheshin më shumë para. Dhe nëse ai nuk mund të paguante faturat e tij, në vend që të kërkonte nga shteti, ai mund të gjente një punë tjetër, të punonte shumë dhe të siguronte të ardhmen e familjes së tij.
Ai nuk kishte nevojë të shkonte në ‘banka ushqimore’.
“Cili është problemi më i madh me ne britanikët?,”- e pyeta unë. Ai më siguroi se nuk donte të më ofendonte mua apo bashkatdhetarët e mi, por përmendi dy probleme kryesore. E para ishte mungesa e respektit nga të rinjtë dhe e dyta ishte dembelizmi.
Për çështjen e respektit, me sa duket shumë herë familjeqë marrin taksinë së bashku kanë pasur debate në të cilat fëmijët nuk u kanë treguar prindërve dhe madje edhe gjyshërve të tyre aspak respekt. Kjo nuk do të lejohej në shumë vende, ku një i moshuar që ka pasur përvojën e jetës do të duhej të dëgjohej nga një person më i ri. Këtu duket se është e kundërta.
Në frontin e dembelizmit, ai ndjeu se ne duam të bëjmë vetëm atë që duam të bëjmë dhe nëse nuk mundemi, presim që njerëzit e tjerë të na paguajnë për të mos bërë asgjë. Njerëz të tjerë, natyrisht, jemi ne që punojmë dhe paguajmë taksa.
Unë kam shumë miq në biznesin e kateringut dhe më thonë se është bërë thuajse e pamundur të marrësh staf për të punuar si kamarier ose në kuzhinë. Është një punë që shumë britanikë mendojnë se është e ulët.
Kështu që miku im i ri shqiptar mund të ketë disa këndvështrime të mira lidhur me ne britanikët. Të gjithë mund të mësojmë nga kritika, apo jo? Ai gjithashtu tha se ishte i neveritur nga kriminaliteti dhe sjelljet e bashkatdhetarëve të tij që vijnë këtu dhe punojnë në të zezë dhe lidhen me krimin. Më pas, ai kërkoi falje për ta.
Një udhëtim me taksi që më çoi në një udhëtim drejt një kuptimi të ri mbi Shqipërinë – dhe Anglinë./ Ekspress.co.uk