Connect with us

Bota

Nga Jonathan Rutherford/ Lufta e re e klasave

Published

on

Gjatë dy dekadave të fundit, SHBA-ja është dominuar nga narrativa e rremë se po shkon drejt kolapsit dhe më pas nga kundër-reagimi. Historia mund të përsëritet në të gjithë botën perëndimore dhe askush nuk e ka treguar më mirë këtë sesa politogu amerikan Majkëll Lind.

Në librin e tij “Kombi i ardhshëm amerikan” (1995), Lind parashikoi riorganizimin politik në politikën amerikane shumë vite përpara se të shpërthente vala e populizmit kombëtar dhe demagogjisë së krahut të djathtë. Ai ka zhvilluar së fundmi idetë e tij në librin e ri “Lufta e re e Klasave (2020).

Në këtë libër ai bën një analizë sfiduese të krizës me të cilën përballet e majta perëndimore.

Ai mbështetet në tre argumente qendrore. E para është se shekulli XXI-të  është epoka e nacionalizmit dhe e shtetit kombëtar. E dyta që ekonomia politike e së ardhmes nuk do t’i japë përparësi tregjeve të lira dhe ndjekjes së 4 lirive abstrakte të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve. Fokusi do jetë tek zhvillimi social dhe ekonomik kombëtar, atë që ne e quajmë nivelim.

Advertisement

Dhe së treti, struktura klasore e shoqërive kapitaliste ka ndryshuar thellësisht përmes rritjes së një klase menaxheriale dhe kolapsit të pushtetit politik të klasës punëtore, në dëm të madh të kësaj të fundit. Kjo klasë menaxheriale është tani forca dominuese në krahun e majtë.

A mund ta shpjegoni pse e vlerësoni kaq shumë nacionalizmin?

Nacionalizëm në kuptimin e “shtet-kombit” do të thotë se njësia politike është shteti-komb, në të cilin shteti për qëllime qytetare “huazon” gjuhën dhe kulturën e shumicës, edhe nëse përmban disa pakica kulturore. Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, deri më sot shteti-komb është e vetmja njësi e qeverisjes që ka qenë në gjendje të mobilizojë ndjenjat ekstrapolitike popullore dhe identitetin kombëtar për të përmirësuar gjendjen e shumicës së njerëzve, jo vetëm një oligarki apo aristokracia.

Advertisement

Pse mendoni se shekulli XXI do të jetë epoka e shtetit-komb?

E përse jo? Shekujt XVIII, XIX dhe XX ishin epokat e shtetit-komb. Po i tillë do të  jetë dhe ky shekull. Format karakteristike të epokës agrare, perandoria dinastike, shumëkombëshe dhe qytet-shtetet, ia kanë lënë vendin pothuajse kudo shteteve-kombeve. Arsyeja është se shteti-komb kombinon shkallën e monarkive shumëkombëshe para-moderne me patriotizmin qytetar të qytet-shtetit republikan. Ndjenja e identitetit të përbashkët është e rëndësishme, sepse qeveritë dhe ekonomitë moderne janë komplekse dhe mbështeten në një nivel të lartë të legjitimitetit publik për të funksionuar.

Ju thoni “të majtët besojnë tek shteti, por jo tek kombi, ndërsa të djathtët besojnë tek kombi, por jo tek shteti”. Partitë tona politike nuk janë të mirë-pajisura për ta ndjekur këtë lloj shtet-formimi….

Advertisement

Ato kanë qenë gjithmonë të papërgatitura. Në epokën moderne, partitë politike kanë përfituar nga burime relativisht jo-partiake dhe jashtë-politike të identitetit kombëtar dhe solidaritetit kombëtar. Historianët, artistët dhe kompozitorët kanë ofruar imazhet e përbashkëta të kombeve të veçanta, ndërsa sindikatat, kishat, bamirësitë, ekipet sportive, festivalet muzikore, klubet e veteranëve dhe të tjerë mund të promovojnë identitetin e përbashkët. Aftësia e liderëve politikë, edhe në regjimet despotike, për të krijuar dhe promovuar një “narrativë kombëtare” është shumë e kufizuar.

Argumenti juaj mbi domosdoshmërinë e një “identitet të përbashkët”, sugjeron që ju e refuzoni idenë e multi–kulturalizmit…

Multi–kulturalizmi është i rëndësishëm në shoqëri si Zvicra apo Kanadaja (me komunitetet e tyre anglofone dhe frankofone), në të cilat dy ose më shumë kombe etno-kulturore ruajnë përgjithmonë dallimin e tyre dhe ka pak martesa të përziera. Alternativa është modeli i “kazani shkrirës”, në të cilin dy ose më shumë grupe bashkohen kulturalisht dhe demografikisht nëpërmjet martesës.

Advertisement

Por përvoja na thotë vazhdimisht se ky model është zëvendësuar nga metafora e “tasit të sallatës”, në të cilën përbërësit ruajnë dallueshmërinë e tyre. Por ky nuk është rasti i SHBA-së, ku pasardhësit e emigrantëve të të gjitha prejardhjeve priren të ndajnë kulturën amerikane dhe anglishten amerikane.

Rritja e normave të martesës të përziera po i mjegullon vijat ndarëse midis të ashtuquajturve të bardhë johispanikë, aziatikë, hispanikë dhe afrikano-amerikanë në SHBA, duke i bërë gjithnjë e më të padobishme këto kategori. Mbretëria e Bashkuar është bërë një “kazan shkrirës”. Kryeministri aktual është britanik me prejardhje indiane.

Por unë pyes: Nëse shoqëritë perëndimore po bëhen kazanët e shkrirjes trans–raciale, jo sallata multi–kulturore, atëherë pse elitat e qeverisë, korporatave, akademike dhe mediatike po forcojnë politika të tilla si diversiteti, barazia dhe përfshirja (DEI) bazuar në idenë e rreme se hendeqet midis grupeve racore dhe etnike janë të përhershme apo edhe në rritje?

Advertisement

Përgjigja është se theksi i vazhdueshëm mbi pabarazitë racore dhe etnike e largon vëmendjen e publikut nga ndarja klasore në rritje në Perëndim midis klasës tepër të arsimuar në universitete dhe klasës punëtore, anëtarët e të gjitha racave të së cilës kanë më shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin sesa me anëtarët e elitës, kur bëhet fjalë për pagat, fuqinë punëtore, qasjen në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor.

Dhe si do ta përshkruanit konfliktin midis dy klasave?

Nuk ka nevojë të jesh marksist për ta pranuar se shumica e asaj që është e koduar si “konflikt kulturor”, përfshin në fakt përplasje të interesave ekonomike midis klasës tepër të arsimuar dhe klasës punëtore. Një shembull është emigracioni. Emigrantët më pak të arsimuar dhe me paga të ulëta mirëpriten si shërbëtorë me kosto të  lirë apo punonjës shërbimi nga elita, por shihen si konkurrentë për vendet e punës dhe në disa raste për programet e kufizuara të mirëqenies nga shumë pjesëtarë të klasës punëtore.

Advertisement

Ju e refuzoni pikëpamjen se kundërshtimi ndaj emigrimit ka të bëjë thjesht me racizmin ose etnocentrizmin, por ka një shkak ekonomik. Mund ta shpjegoni këtë?

Unë përdor termin “treg i ndarë i punës”, që u shpik nga sociologia Edna Bonaçik. Ai shfaqet sa herë që fuqia punëtore ndahet në dy grupe, njëri prej të cilëve është i gatshëm, për çfarëdolloj arsye, të punojë për paga më të ulëta dhe në kushte më të këqija sesa tjetri, duke i lejuar punëdhënësit t’i vendosin të dyja grupet kundër njëri-tjetrit, duke ulur pagat dhe standardet.

Shpeshherë ky fenomen merr formën e konkurrencës midis vendasve dhe emigrantëve, por grupe të ndryshme emigrantësh mund të konkurrojnë gjithashtu me njëri-tjetrin, si dhe punëtorët nga rajone të ndryshme brenda një vendi. Ata që promovojnë nivele më të larta të emigrimit përsërisin vazhdimisht pretendimin se emigrantët nuk pranojnë  të  paguhen pak dhe as të  punësohen nga punëtorë të  natyralizuar në SHBA dhe Evropën Perëndimore.

Advertisement

Kjo është e vërtetë në disa profesione.

Por ka shumë raste të shumë industrive në SHBA, duke filluar nga paketimi i mishit tek shërbimet shtëpiake e deri tek ndërtimi i shtëpive, në të cilat punëdhënësit e kanë përdorur qasjen tek fuqia punëtore emigrante për të zëvendësuar punët me paga të larta me paga të ulëta, duke e zbehur ndikimin e sindikatave.

Marrë me shkurtime nga “New Statesman” – Bota.al

Advertisement
Continue Reading

Bota

Përleshje vdekjeprurëse midis protestuesve dhe forcave të sigurisë, ndërsa trazirat në Iran shtohen

Published

on

By

Trazirat në rritje në Iran raportohet se kanë marrë më shumë jetë njerëzish në ditën e pestë të protestave kundër kostos në rritje të jetesës.

Si agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars, ashtu edhe grupi i të drejtave të njeriut, Hengaw, thanë se dy persona kishin vdekur gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin Lordegan, në Iranin jugperëndimor. Tre persona të tjerë u vranë në Azna dhe një tjetër në Kouhdasht, raportoi Fars, të gjithë në perëndim të vendit.

Të enjten, videot e postuara në mediat sociale treguan makina të djegura gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Shumë protestues kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund sundimit të udhëheqësit suprem të vendit. Disa kanë bërë thirrje gjithashtu për një kthim në monarki.

Advertisement

Ndërsa dita kalonte, vinin më shumë raportime për trazira në të gjithë vendin, në ditën e pestë të protestave, të shkaktuara nga një rënie e monedhës.

Videot e verifikuara nga BBC Persian tregojnë protesta në qytetin qendror të Lordegan, kryeqytetin Teheran dhe Marvdasht në provincën jugore Fars që u zhvilluan të enjten.

Fars raportoi se në Lordegan u vranë dy persona, duke cituar një zyrtar të informuar. Raporti nuk specifikoi nëse të vrarët ishin protestues apo anëtarë të forcave të sigurisë. Gjithashtu raportoi tre vdekjet në Azna, në provincën fqinje Lorestan, pa specifikuar nëse kishte protestues apo zyrtarë të sigurisë.

Advertisement

Grupi i të drejtave të njeriut Hengaw tha se dy të vrarët në Lordegan ishin protestues, duke i identifikuar ata si Ahmad Jalil dhe Sajjad Valamanesh.

BBC Persian nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur vdekjet.

Mediat shtetërore thanë se një anëtar i forcave të sigurisë të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC) u vra në përleshjet me protestuesit të mërkurën në mbrëmje në qytetin Kouhdasht, në provincën perëndimore Lorestan.

Advertisement

BBC nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë këtë dhe protestuesit thonë se burri ishte një nga ata dhe u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë.

13 oficerë të tjerë policie dhe anëtarë të Basij u plagosën nga hedhja e gurëve në zonë, tha raporti i medias shtetërore.

Shkollat, universitetet dhe institucionet publike u mbyllën në të gjithë vendin të mërkurën, pasi autoritetet shpallën ditë pushimi bankar në një përpjekje të dukshme për të shuar trazirat.

Advertisement

Në dukje ishte për të kursyer energji për shkak të motit të ftohtë, megjithëse shumë iranianë e panë si një përpjekje për të frenuar protestat.

Ato filluan në Teheran – midis dyqanxhinjve të zemëruar nga një tjetër rënie e ndjeshme e vlerës së monedhës iraniane kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.

Deri të martën, studentët e universitetit ishin të përfshirë dhe protestat ishin përhapur në disa qytete, me njerëz që brohorisnin kundër sundimtarëve klerikë të vendit.

Advertisement

Protestat kanë qenë më të përhapurat që nga një kryengritje në vitin 2022 e shkaktuar nga vdekja gjatë paraburgimit e Mahsa Amini, një gruaje të re e cila u akuzua nga policia e moralit se nuk e mbante siç duhet vellon. Por ato nuk kanë qenë në të njëjtën shkallë.

Për të parandaluar çdo përshkallëzim, raportohet për masa të rrepta sigurie në zonat e Teheranit ku filluan demonstratat.

Presidenti Masoud Pezeshkian ka thënë se qeveria e tij do t’i dëgjojë “kërkesat legjitime” të protestuesve.

Advertisement

Por prokurori i përgjithshëm, Mohammad Movahedi-Azad, ka paralajmëruar gjithashtu se çdo përpjekje për të krijuar paqëndrueshmëri do të përballet me atë që ai e quajti një “përgjigje vendimtare”.

Continue Reading

Bota

24 të vdekur nga një sulm me dron ukrainas, në Kherson

Published

on

By

Të paktën 24 persona u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në një hotel dhe kafene në Kherson gjatë festimeve të Vitit të Ri, tha Vladimir Saldo, guvernatori i emëruar nga Rusia i rajonit në jug të Ukrainës.

Në një postim në Telegram, Saldo sqaroi se sulmi ndodhi në Horli, një fshat bregdetar pranë gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar.

Continue Reading

Bota

Kaos dhe dhunë në Holandë gjatë Vitit të Ri, viktima dhe të plagosur nga fishekzjarret

Published

on

By

Policia holandeze njoftoi të enjten se gjatë festimeve të natës së Vitit të Ri është përballur me një valë dhune të paprecedentë. Oficerët e rendit u sulmuan me fishekzjarre dhe mjete shpërthyese, ndërsa incidente të shumta u regjistruan në qytete të ndryshme të vendit, duke përfshirë sulme ndaj policisë dhe zjarrfikësve.

Sipas BBC, në Amsterdam u përfshi nga flakët kisha historike Vondelkerk, e ndërtuar në vitin 1872 dhe e vendosur pranë parkut Vondelpark. Zjarri shpërtheu në orët e para të Vitit të Ri, duke shkaktuar shembjen e kullës 50 metra të lartë dhe dëmtime të rënda në çati. Autoritetet bëjnë të ditur se, megjithë dëmet, struktura e kishës pritet të mbetet e qëndrueshme.

Mediat lokale raportuan për dy viktima në Holandë si pasojë e incidenteve me fishekzjarre: një 17-vjeçar nga Nijmegen dhe një burrë 38-vjeçar nga Aalsmeer. Ndërkohë, në Rotterdam, spitali i specializuar për sëmundjet e syrit trajtoi 14 persona me lëndime të rënda okulare, mes tyre 10 të mitur, dhe dy pacientë iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ngjarje të rënda u shënuan edhe në Gjermani, ku policia e qytetit Bielefeld konfirmoi se dy të rinj 18-vjeçarë humbën jetën pasi përdorën fishekzjarre të prodhuara artizanalisht.

Në qytetin jugor holandez Breda, forcat e policisë u sulmuan me bomba benzine. Kryetarja e Unionit të Policisë, Nine Kooiman, deklaroi se edhe vetë është goditur me fishekzjarre dhe eksplozivë gjatë shërbimit në Amsterdam, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të dhunshme dhe të paprecedentë.

Advertisement

Sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, shpenzimet për fishekzjarre këtë vit arritën në 129 milionë euro, shifër rekord. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndalimi i fishekzjarreve jozyrtare pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania2 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania6 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK6 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania3 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota4 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova4 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending