Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të Edi Ramës në asamblenë e PS-së për SPAK-un.
E teksa, Kongresin e PS e pagëzoi me “kongresin e lepurit në bark”, takimin e radhës së një prej forumeve më të larta të PS-së, Berisha e quan “asambleja e tmerrit në shpirt”.
Sipas liderit historik të demokratëve, kryeministri Rama është në panik dhe horror të madhe. “Firmat i duken hekura, sallat e takimeve i duken qeli”, shkruan Berisha.
Postimi i plotë:
Nga Kongresi i lepurit në bark tek Asambleja e tmerrit në shpirt!
Kreu i organizatës kriminale Edi Rama në panik dhe horror të madh.
Firmat i duken hekura, sallat e takimeve i duken qeli!
Punonjësit e Skapit të partisë i duken ushtarë të Luçiferit. Dera e SPKU-t i duket dera e ferrit!
Përveç fjalimit horror për SPAK-un ai si kurrë ndonjëherë më parë publikoi edhe 4 statuse në rrjetet sociale kushtuar atij.
Miq, Edi Rama i ngërthyer si kurrë më parë nga Thanatos-Complex apo kompleksi i vdekjes, po jeton ditën dhe natën në botën e përtejme në të cilën firmat për inceneratorët, Check-upin, Portin e Durrësit e të gjitha PPP i shfaqen si hekura të rënda jo vetëm në duar, por edhe në këmbë.
Porta e prokurorise se posaçme SPAK-ut i duket si porta e ferrit, punonjesit e personeli i kesaj prokurorie perfshi ketu edhe portierin i duken si gardian te Luçiferit, sallat e mbledhjeve i duken qeli te zeza, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj here i duken si Basha here tjeter si te penduar te drejtesise.
Netët që fjeti në Dhërmi klith në kup të qiellit “Erdhi, erdhi, erdhi”, fjala është për mua, te cilit në një ëndërr e i dukem si Luçiferi kurse në një tjetër i shfaqem si Anibali.
Por tmerri ndaj Berishës është po kaq i madh edhe gjatë ditës saqë rojet kanë marrë urdhër të prerë të mos e lejojnë kurrë të dalë nga shtëpia pa Pampers pasi po t’i dalë Berisha para në rrugë, në parlament apo gjetiu atij i ndodh ajo që tashmë është bërë virale në fotot e tij të njomura nën vete.
Prandaj dhe ai në çdo ngjarje të madhe të partisë së tij frymëzohet vetëm nga bota e përtejme në të cilën ai gjallon.
Kështu, në Kongresin e fundit të PS, për të cilin analistët konstatuan se në përmbajtje ngjasonte shumë me Kongresin e Cosa Nostras pasi u muar vetëm me Skapin e Partisë dhe Berishën, kundërshtarin që e tmerron. Në një status timin unë e quajta thjesht Kongresi i lepurit në bark të Edi Ramës.
Por makthi i Ramës nga ligjet që ka shkelmuar për të pasuruar veten ka kaluar nga lepur në bark në tmerr, horror të vërtet në shpirtin e tij.
Ndaj dhe ai në dèsarroi të vërtet e shndërroi Asamblenë e djeshme të PS në asamble të tmerrit, horror që ka pushtuar shpirtin e tij.
Kështu Rama në Asamblenë e narkopartisë së tij tërësisht i shpërfytyruar i kushtoi gjysmën e fjalimit të tij Skapit të Partisë ndaj të cilit bëri kërcënime asgjesuese në rast se prokuroret tradhëtar do të guxonin të imagjinonin e ndërmerrnin veprime ndaj ministrave, Agaçio dhuratmadhit, Dvoranit të Partisë dhe larg qoftë vetë atij.
Ai e di mirë se me firmat që ka vendosur në aferën e djegësave, por dhe në të gjitha PPP është dhe do jetë dashi kurban i Skapit të Partisë pasi të gjitha shkeljet ligjore kriminale të ministrave te tij e kanë origjinën te firma e tij.
Ai e di mirë se hekurat në duart e zyrtarëve të tij sot janë hekura në duart e ministrave, Agaçios dhe vet atij!
Ndaj dhe bërtet korridoreve jashtë kontrolli si Saçi i bulevardit, të cilin e kishte mik, se nuk do lejojë kurrë njeri që t’i përmbysë qeverinë.
Miq, i sfazuar dhe në koshmar të plotë Rama dje në asamblenë e tij lëshoi kushtrimin: Anibales ante portam, Anibali para portës apo Erdhi Berisha dhe i kërkoi përsëri publikisht Spakut të Partisë: Më shpëtoni nga Sali Berisha.
Rama e ka kuptuar se loja me opozitën e emëruar prej tij, ABB Alibej-Bardhi, do të ketë fundin e Bravo opozitës dhe se me opozitën e vërtetë ai tashmë është i pashpresë! sb