Nga Kosova dhe Maqedonia/ Shtohen pushuesit që frekuentojnë plazhet e Durrësit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

15 ditëshi i dytë i Korrikut ka rritur numrin e pushuesve në plazhet e Durrësit. E gjithë vija bregdetare në plazhin e madh është mbipopulluar me vendas por edhe pushues të ardhur kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia.

Këta të fundit planifikojnë të kalojnë disa ditë pushimi. Gjatë qëndrimit në Durrës, pushuesit shprehen të kënaqur me kushtet dhe çmimet. Ndryshe nga ditët që lamë pas siguria në plazhe është rritur, ndërsa rojet bregdetare janë vendosur.

Plazhi i madh i Durrësit ka një vijë bregdetare 4.2 km dhe përgjatë vijës bregdetare janë ngritur tetë kulla vrojtimi, edhe pse një numër i pamjaftueshëm në raport me gjatësinë e vijës bregdetare.

Share This Article