ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 10 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 10 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 10 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 10 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 10 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Nga lidhjet me Xhaçkën e Olsi Ramën, te manovrat e SPAK, si u ndalua Amant Josifi dhe mbrojtja nga shteti shqiptar

albnews by albnews
16 September, 2023
in Shqiperia
0
Nga lidhjet me Xhaçkën e Olsi Ramën, te manovrat e SPAK, si u ndalua Amant Josifi dhe mbrojtja nga shteti shqiptar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor 2022 në vendin tonë dhe zbuloi se pre e skemës së mashtrimit kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë…

Policia e Dubait arrestoi një javë më parë një prej personave më të kërkuar, Amant Josifin, i cili është i përfshirë në skema të mëdha mashtrimi me call centerat. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, i cili ka lidhje të forta në qeverinë shqiptare.

RelatedPosts

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

“Hiqni dorë, do të marrim edhe fëmijët”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, dëshmon vëllai i një prej të pandehurve, tregon si u njoh me “Rrumin e Shijakut”

Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

Pamfleti” ka denoncuar disa herë lidhjet e Josifit me Olta Xhaçkën dhe Olsi Ramën, ndërsa sot do të tregojmë se si shteti shqiptar e mbrojti deri në fund, por ishin policia spanjolle dhe INTERPOL që e arrestuan.

Sipas dosjes spanjolle, organizata “Milton Group” ku akuzohet se bënte pjesë Josifi, ka mashtruar mijëra persona në Spanjë dhe vende të tjera të BE-së si dhe ka përfituar përmes mashtrimit dhjetra milionë euro.

Mbrojtja nga autoritetet

Ramën. Josifi u emërua këshilltar i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në vitet 2017-2020. Ndërsa sa i takon lidhjeve me Olsi Ramën ishte po OCCRP që tregoi gjithçka.

“31-vjeçari Josifi ka lidhje të fuqishme në Shqipëri. Ai ka qenë këshilltar zyrtar i ministrit të Mbrojtjes që nga dhjetori 2017, kur u emërua nga Olta Xhaçka, anëtare e Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.

Josifi është gjithashtu një ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit, Ols (Olsi) Rama, me të cilin ishte bashkëpronar në një firmë telekomunikacioni dhe telemarketing, Pegasus Communications Shpk, derisa Josifi shiti aksionet e tij në dhjetor 2017.

Nëna e tij, Pranvera Strakosha, është një ish-gjyqtare, e cila tani është Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, një ombudsmen i ngarkuar me mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të qeverisë”, thuhej aty.

Emri i Josifit doli në dritë pas një shkrimi të publikuar në median spanjolle “El Pais”, që e konsideronte Josifin ‘kokën’ e mashtrimeve në bursa si dhe garancinë e paprekshmërisë për Milton Group’.

Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor 2022 në vendin tone dhe zbuloi se pre e skemës së mashtrimit kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Në vendin tonë u arrestuan dy emra të njohur Erindi Pisqyli e Berlando Saraçaj.

Skena e arrestimit

Sipas informacionit, hetuesit spanjollë i kthyen ata në bashkëpunëtorë. Dy ditë pas arrestimit, ata deklaruan se bosi i tyre ishte Amant Josifi. Emri i tij shkoi më pas në INTERPOL dhe Spanja nisi gjurmimin duke anashkaluar autoritetet shqiptare. INTERPOL zbuloi se ai fshihej në Spanjë dhe vuri në dijeni autoritetet e Dubait. Më pas ato bënë lokalizmin dhe e ndaluan. Ai nuk është në masë arresti, por po pritet që të vijnë dokumentet nga Spanja dhe të bëhet ekstradimi. /Pamfleti

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result