“Nga mali binte shi gurësh si plumba”, dëshmitë e të mbijetuarve nga tërmeti në Tajvan

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekipet e shpëtimit në Tajvan po punojnë për të shpëtuar rreh 100 persona të bllokuar, një ditë pasi ishulli përjetoi tërmetin e tij më të madh në 25 vitet e fundit. Tërmeti me magnitudë 7.4  i shkallës Rihter goditi qarkun lindor të Hualien, duke vrarë nëntë persona dhe duke plagosur më shumë se 1,000 të tjerë.

Bëhet e ditur se disa prej njerëzve që kanë mbetur të bllokuar në tunele janë shpëtuar me helikopterë, por 34 të tjerë janë ende të zhdukur, shkruan BBC.

“Nga mali filloi të binte shi gurësh si plumba, ne nuk kishim ku të shpëtonim, të gjithë vrapuan pranë thasëve të rërës për t’u mbuluar”, tha njëri nga të mbijetuarit i identifikuar me mbiemrin Chu. Në Hualien përpjekjet për ndihmë po vazhdojnë ende, me punëtorët që përdorin ekskavatorë dhe pajisje tjera të rënda për të prishur disa nga ndërtesat e dëmtuara.

Gjithashtu, edhe gurët e mëdhenj po largohen nga rruga dhe linjat hekurudhore, në mënyrë që të fillojë përsëri shërbimi normal i transportit. E sasi të mëdha guri e zhavori po përdoren edhe për të mbështetur strukturën 10 katëshe të Uranit, e cila është anuar nga goditja.

Tërmeti i cili goditi 18 kilometra në jug të Hualien, pasoi me 200 goditje tjera dhjetëra prej të cilave ishin me magnitudë të paktën 6.5, gjë që ka shkaktuar alarme për cunami të mundshëm. Ndërsa Tajvani ka një histori tërmetesh, si vendasit ashtu edhe të huajt që kanë jetuar në Taipei prej vitesh thonë se ky është tërmeti më i fortë që ata kanë përjetuar në dekada. Tërmeti i fundit i madh me magnitudë 7.6 goditi vendin në shtator të vitit 1999, duke vrarë 2,400 njerëz dhe duke shkatërruar 5,000 ndërtesa.

Share This Article